Site icon Telegrafi

Rripi ‘Metal Links Band’ i Google Pixel Watch kushton 205 euro, ndërsa ‘Metal Mesh’ kushton 133 euro

Google njoftoi të enjten se po krijon shtatë rripa për Pixel Watch, por vetëm pesë do të jenë të disponueshme në fillim.

Asnjë prej rripave premium Pixel Watch nuk është i disponueshëm deri në pranverë, megjithëse çmimet dhe specifikimet për Metal Links Band, si dhe Metal Mesh Band, tani janë publikuar.

Siç është vërejtur në Reddit, “Google Pixel Watch Metal Links Band” kushton 205 euro. Duke dal në treg “pranverën e ardhshme”, ai është i disponueshëm në çelik inox Brushed Silver ose të Matte Black, por rripi “Nuk është rezistent ndaj djersës ose ujit”, raporton 9to5google, përcjell Telegrafi.

Ai përshtatet me kyçet e duarve pasi ka një madhësi prej 137-203 mm dhe është më i lirë se rripi Link i Apple Watch çmimi i të cilit shkon prej 360 deri në 462 euro.

Me skaje të buta dhe linja të qarta, ky brez prej çeliku inox përqafon stilin klasik të orës. Shtoni ose hiqni me lehtësi lidhjet vetë për përshtatjen më të mirë.

Ndërkohë, ju mund të kërkoni në Google Store për të gjetur “Metal Mesh Band” me çmim prej 133 eurove, me një etiketë ku shkruan: “Dizajnuar për t’u veshur lehtë në kyçin e dorës”.

E bërë nga rrjeta e çelikut inox, ky rrip në modë kombinon hirin dhe qëndrueshmërinë. Kështu që ju mund të shkoni kudo dhe të bëni gjithçka me stil.

Rripi dhe thumbat janë prej çeliku inox, me një magnet në kapëse dhe përsëri pa rezistencë ndaj djersës dhe ujit.

Është i disponueshëm në ngjyrat Champagne Gold, Matte Black, dhe Polished Silver – ashtu si ngjyrat e këllëfit së Pixel Watch – me një përshtatje dore që ka madhësinë e njëjte me “Metak Links Band” prej 137-203 mm dhe vije vetëm në këtë madhësi. /Telegrafi/

Exit mobile version