LAJMI I FUNDIT:

RrGK kërkon drejtësi për vrasjen e gruas nga bashkëshorti në Kamenicë

RrGK kërkon drejtësi për vrasjen e gruas nga bashkëshorti në Kamenicë

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim tejet të madh ka pranuar lajmin për vrasjen që ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Berivojcë të Komunës së Kamenicës, ku një burrë rreth moshës 42 vjeçare me inicialet N.M e ka vrarë gruan e tij 34 vjeçare me shufër metalike.

“Përmes këtij reagimi, RrGK u bënë thirrje institucioneve të drejtësisë, respektivisht Gjykatës Themelore të Gjilanit që është duke e trajtuar rastin, që të ketë kujdes të shtuar në trajtim të këtij rasti, dhe që dorasi të marrë dënimin e merituar, ashtu siç parashihet me ligj për kyerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Duke pasur për bazë gjetjet e hulumtimeve të realizuara nga RrGK, shpesh herë është vënë re se gjyqtarët, prokurorët, si dhe zyrtarët policor, gjatë trajtimit të rasteve të dhunës në familje, kanë tendencë të fajësojnë viktimën, madje edhe kur të gjitha provat dëshmojnë për dhunë me pasoja të rënda fizike dhe emocionale. Andaj, RrGK do ta monitorojë për së afërmi këtë rast, për t’u siguruar që drejtësia do të zbatohet”, thuhet në njoftim.


RrGK thekson se për çdo dështim, nga institucionet do të kërkojnë përgjegjësi për mos efikasitet dhe pandëshkueshmëri të vrasësve të grave.

“Ne do të ushtrojmë presion publik në rast se nuk ndërmirren hapat e duhur ligjor. Në kërkim të drejtësisë, RrGK do të ndërmarrë një aksion në ditët në vijim, për të cilin mediat do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Kalo në kategori