Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) së bashku me UN Women u kanë dërguar letër publike deputetëve të Republikës së Kosovës, duke listuar rekomandimet për Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2022. Adresimi i këtyre rekomandimeve është jetik drejt institucionalizimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.
Duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm legjislativ të Kuvendit të Republikës së Kosovës në përfaqësimin e së mirës së përgjithshme, RrGK dhe UN Women presin që këto rekomandime të shtyhen përpara në seancën e dëgjimit të buxhetit.
Rekomandimet janë bazuar në një analizë të mirëfilltë të projektbuxhetit të miratuar nga Qeveria, si dhe në hulumtime dhe analiza të ndryshme gjinore nga RrGK dhe UN Women. Vetëm duke marrë parasysh këto rekomandime mund të sigurohemi që paraja publike të kontribuojë në avancimin e mëtejmë të barazisë gjinore në Kosovë.
Kujtojmë se buxhetimi i përgjegjshëm gjinor kërkon që të shpenzohen fonde për të adresuar nevojat potencialisht të ndryshme të grave, burrave, djemve dhe vajzave, të identifikuara përmes analizës gjinore.
Po ashtu, Ligji për Barazi Gjinore e bën buxhetimin e përgjegjshëm gjinor të detyrueshëm për institucionet publike në Kosovë, duke përfshirë këtu komunat, ministritë, si dhe organizatat e tjera buxhetore.
Rekomandimet kyçe përfshijnë:
Të kërkohet dhe të rishikohet Vlerësimi i plotë i Ndikimit Gjinor i Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2022, në përputhje me standardet e Kosovës për Vlerësimin e Ndikimit Gjinor, ashtu siç kërkohet nga Vlerësimet e Ndikimit Rregullativ.
Para se të miratohet ky projektligj, të kërkohet ekspertizë gjinore nga Agjencia për Barazi Gjinore, ekspertë gjinorë të pavarur dhe organizata për të drejtat e grave, duke përfshirë këtu RrGK-në, si dhe të ftohen këta akterë në takimet e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, dhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke ditur se nuk ka pasur konsultime të mjaftueshme në lidhje me këtë projektligj. Sipas Rregullores për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimeve Publike, Qeveria e ka obligim të konsultohet me OSHC-të brenda një minimumi prej dy javësh.
Të monitorohet dhe të sigurohet se ka investim në ekonominë e kujdesit, gjë e cila mund të krijojë mijëra vende të reja pune në Kosovë. Krijimi i mundësive të reja për kujdesin ndaj fëmijëve krijon përgjithësisht më shumë mundësi punësimi, u mundëson më shumë grave të punësohen, përmirëson rezultatin mësimor të fëmijëve si dhe kontribuon në të ardhurat e shtetit.
Të alokohen fonde të mjaftueshme për zbatimin e Konventës së Stambollit, duke përfshirë punësimin e më shumë punonjësve socialë në mënyrë që të trajtohen më mirë rastet e ndjeshme të dhunës dhe viktimat. Po ashtu, të sigurohet që këta punonjës socialë kanë mjetet dhe materialet e nevojshme për të kryer punën e tyre; si dhe të krijohen shërbime emergjente për rastet e dhunës seksuale.
Të sigurohet që shpenzimet e Qeverisë në lidhje me adresimin e pandemisë COVID-19 të bazohen në analiza të mjaftueshme të ndikimit gjinor, për të adresuar nevojat e ndryshme të grave dhe të burrave. Të investohet më shumë në infrastrukturën e duhur sociale, diçka që është edhe rekomandim i raportit të RrGK-së “Pandemia nuk njeh gjini”?.
Kurse, listën e plotë të rekomandimeve mund ta gjeni së shpejti në faqen e RrGK-së www.womensnetwork.org.
RrGK dhe UN Women mbesin të përkushtuara dhe të gatshme për të mbështetur institucionalizimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës