Të paktën tetë persona u vranë kur një helikopter që i përkiste forcës paqeruajtëse ndërkombëtare u rrëzua në Gadishullin Sinai në Egjipt.
Një zyrtar egjiptian, i cili gjithashtu kërkoi të mbetet anonim, deklaroi se shkaku i aksidentit duket të jetë një mosfunksionim teknik.
Helikopteri i përket Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve (MFO), i cili monitoron marrëveshjen e paqes midis Izraelit dhe Egjiptit, raporton CNN.
Bëhet e ditur se gjashtë prej paqeruajtëse ishin amerikanë, një çek si dhe një francez
Zyra e MFO në Izrael konfirmoi se ishte një aksident, i cili përfshiu një helikopter, por u përmbajt nga komentet e mëtejshme deri në përfundim të hetimeve.
Ndryshe, Izraeli ka arritur marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me disa prej shteteve arabe. /Telegrafi/
🌐 World Newz 🌐 Officials: 7 peacekeepers, including 5 Americans, killed in #Egypt helicopter crash https://t.co/5eoPNA1xXJ
— BreakinNewz (@BreakinNewz01) November 12, 2020