LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një femër nga dera e autobusit në Prizren 

Rrëzohet një femër nga dera e autobusit në Prizren 
Foto: Ilustrim

Një udhëtare ka marr lëndime trupore pasi është rrëzuar nga dera e autobusit i cili ishte hapur derisa ishte në lëvizje të ngadalshme.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:24, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësorë.


“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte ndalur për të zbritur udhëtar nga autobusi, gjatë lëvizjes së ngadalshme, derisa dera ishte ende e hapur, viktima femër kosovare është rrëzuar ku dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore për të cilat e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/