LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një aeroplan në Afganistan, raportohet se brenda tij ishin 83 pasagjerë  – vendi ku është rrëzuar kontrollohet nga talebanët

Rrëzohet një aeroplan në Afganistan, raportohet se brenda tij ishin 83 pasagjerë  – vendi ku është rrëzuar kontrollohet nga talebanët

Një aeroplan komercial është rrëzuar sot në provincën Gazni të Afganistanit, raporton Reuters.

Aeroplani ishte nisur nga Herat në Kabul, dhe është rrëzuar për shkak të problemeve teknike, ka bërë të ditur një zyrtar lokal para gazetarëve, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk ka informacione për viktima, e sipas informacioneve jozyrtare në aeroplan ishin 83 persona. Por edhe pse më herët ishte raportuar që aeroplani i përket aviokompanisë afgane Ariana, zyrtarët e saj kanë mohuar një gjë të tillë.


Siç raporton Reuters, zëdhënësi i provincën Gazni ka bërë të ditur se aeroplani Boeing i përkiste një kompanie shtetërore, dhe se është rrëzuar rreth orës 13:10 sipas kohë lokale.

Vendi ku është rrëzuar aeroplani kontrollohet nga talebanët, kurse në vend të ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë. /Telegrafi/