Rrëzohet aeroplani rus për shuarjen e zjarreve në Turqi, humbën jetën tetë persona

Një aeroplan zjarrfikës rus i marrë me qira nga Turqia, i cili po ndihmonte për të shuar zjarrin në jug të shtetit turk, u rrëzua, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia.
Komunikimi me aeroplanin humbi në zonën e Kahramanmaras, ku u dërgua një ekip i shërbimit të urgjencës, tha guvernatori rajonal Omer Faruk Coskun.
Shkaku i aksidentit nuk dihet ende. Agjencitë raportojnë se asnjë nga pasagjerët nuk i mbijetoi përplasjes. Në aeroplan ishin pesë ushtarë rusë dhe tre shtetas turq.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar informacionin në lidhje me rrëzimin e avionit Beriyev Be-200.
Turqia po lufton me gati 300 zjarre në të gjithë vendin që nga 28 korriku, të cilën qeveria e quan katastrofa më e keqe në historinë e saj. /Telegrafi/
https://twitter.com/ChaudharyParvez/status/1426551988045508608


















































