Mbi dy milionë persona në botë pësojnë lëndime nga kafshimet e qenit të shtëpisë, qenit endacak, maces, dhelprës, ujkut, minjtë dhe njeriu. Kafshimet nga qeni janë më të shpeshta se sa ato nga macja, miu dhe njeriu.
Prof.Assoc. Basri Lenjani, MD.PhD
Drejtor i Klinikës Emergjente, SHSKUK
basrilenjani@yahoo.com
Njeriu sëmuret nga kafshimet e kafshëve të tërbuara ose dhe nga të rënit në kontakt me jargët e kafshëve, kur lëkura e tij është e dëmtuar.
Qeni më shpesh kafshon gishtërinjtë, dorën apo cilën do pjesë të trupit, kurse te fëmijët kokën dhe barkun. Qeni me kafshimet e tij mund të shkaktojë plagë shqyese dhe ndrydhje të indeve, që shpesh mund të paraqesin rrezik për jetë, nëse shtaza është e tërbuar.
Macja ka dhëmbë të hollë, të mprehtë dhe me kafshimet e saja mund të arrijë deri te periosti, duke shkaktuar osteomielitin.
Kafshimet nga minjtë janë shumë të rralla, por mund shkaktojnë infeksione lokale, belbëzuese.
Kafshimet nga njeriu ngjajnë zakonisht gjatë lojës, apo gjatë përleshjeve të fëmijëve.
Udhëzimet e përgjithshme rreth mbrojtjes nga kafshimet e shtazëve
* Mos tentoni t’i ndani shtazët gjatë përleshjes së tyre.
* Mos i ngacmoni shtazët derisa hanë ushqim.
* Mos i lini fëmijët e vegjël në shtëpi, të lozin vetë me shtazët dhe këshilloni që mos t’i gjuajnë me gjësende të ndryshme, sidomos derisa janë duke ngrënë ushqim.
* Këshilloni fëmijët të mos i ngacmojnë shtazët.
* Shpesh herë mendojmë se shtazët shtëpiake nuk janë të sëmura.
* Qenët e shtëpisë mbani të lidhur në stelën e tij.
* Qenin dhe macen duhet t’i vaksinoni me rregull.
* Mos iu ofroni shtazës së dyshimtë, e cila sillet në mënyrë të çuditshme.
Ndihma e parë
▪ Të aksidentuarin largojeni nga vendi i ngjarjes.
▪ Qetësoni personin e aksidentuar, mbani dhe merrni dorëzat mbrojtëse, ose para se ta pastroni plagën, pastroni mirë duart me sapun ose me mjete dezinfektuese.
▪ Nëse plaga nuk gjakos, ajo menjëherë duhet të shpërlahet, pastrohet me ujë të rrjedhshëm ose me sapunë të butë 3-5 minuta.
▪ Plaga e shkaktuar nga kafshimet e shtazëve mbulohet me gazë sterile dhe fashohet.
▪ Nëse plaga gjakos shumë, është e dobishme të vendoset lidhësja elastike e gomës.
▪ Në 24- 48 orët e ardhshme të përcillen shenjat e infeksionit të plagës (skuqja, enjtja, dhimbja). Nëse janë të pranishme shenjat e infeksionit të plagës ftoni në ndihmë mjekun.
▪ Përpunimi i mirë i plagës në vendin e ngjarjes, pengon shfaqjen e sëmundjes së rëndë infektive, tërbimin që për njeriun mund të jetë vdekjeprurës.
▪ Pas dhënies së ndihmës së parë në kushte të terrenit, nga ana shpëtimtarit kërkohet që i aksidentuari të dërgohet në spital për trajtim të mëtutjeshëm.
▪ Në kushte paraspitalore dhe spitalore, plaga përpunohet sipas parimeve të përgjithshme (shpëlarje, pastrim me mjete dezinfektuese alkool, hidrogjen, povidon, antibiotikë, mbrojtje antitetanike dhe serum kundër kafshimit të qenit).
▪ Parandalimi i sëmundjes së tërbimit bazohet në radhë të parë në zhdukjen e qenve endacakë, maceve, dhelprës dhe ujqve dhe izolimin e kafshëve të dyshimta; në rast kafshimi duhet bërë vaksinimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame