LAJMI I FUNDIT:

Rrezikuan të mbyteshin në det, policia e Durrësit shpëton 12 persona, tre prej tyre të mitur

Rrezikuan të mbyteshin në det, policia e Durrësit shpëton 12 persona, tre prej tyre të mitur

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe detare në Durrës i kanë ardhur në ndihmë 2 mjeteve lundruese të cilat rrezikuan të mbyteshin në det. Sipas policisë, njëri nga skafet me 8 pasagjerë, 3 prej të cilëve të mitur pësoi defekt në mes të detit, ndërsa skafi me 4 pasagjerë u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” në Durrës.

Të gjithë pasagjerët e 2 mjeteve lundruese skafe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar.

Njoftimi i Policisë Durrës


Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare iu shkojnë në ndihmë 12 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det ndërkohë që lundronin me 2 mjete lundruese skafe.

Njëri nga mjetet lundruese (me 8 pasagjerë, 3 prej tyre të mitur) pësoi defekt në mes të detit, në Vilun, Velipojë, ndërsa mjeti tjetër lundrues (me 4 pasagjerë) u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës”, Durrës.

-Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Policisë Kufitare Velipojë, pas njoftimit nga një shtetas se mjeti lundrues skaf me të cilin ai po lundronte bashkë me 7 shtetas të tjerë, kishte pësuar defekt në plazhin e Vilunit, dhe e kishte të pamundur të dilte në breg të detit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me një mjet lundrues të Policisë Kufitare.

Brenda disa minutash, shërbimet e Policisë Kufitare kanë lokalizuar mjetin lundrues skaf që kishte pësuar defekt në mes të detit dhe kanë nxjerrë në breg të detit, 8 pasagjerët e këtij mjeti lundrues, 3 prej të cilëve ishin të mitur.

-Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës kanë marrë njoftim se një tjetër mjet lundrues skaf me 4 pasagjerë, ishte përplasur me disa gurë në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” dhe rrezikonte të fundosej pasi kishte futur ujë.

Menjëherë pas njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare, bashkë me një mjet lundrues të Policisë Kufitare. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin lundrues që po rrezikonte të fundosej në det dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke nxjerrë në breg me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 4 pasagjerët e mjetit lundrues skaf.

Të gjithë pasagjerët e 2 mjeteve lundruese skafe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar.

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori