Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është realizuar një ndërhyrje për largimin e rrezikut në oxhakun e Tjegullores së qytetit.

Në njoftim thuhet se Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka realizuar me sukses një intervenim të shpejtë në Tjegulloren e qytetit në Prishtinë, pas evidentimit të rrezikut nga rrëzimi i një disa tjegullave te oxhakut të dëmtuar.


"Ekipet e drejtorisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë larguar elementin e rrezikshëm, duke parandaluar një incident të mundshëm dhe duke siguruar hapësirën përreth për qytetarët", thuhet në njoftimin e tyre./Telegrafi/

490806815 1073409741488444 1506606774327061827 n e1744787925191