Janë ushqime që në fakt i hamë përditë, që janë të ushqyeshme, por mund të jenë edhe shumë të dëmshme kur përdoren njëkohësisht me qetësues apo ilaçe të tjera.
Shumë prej këtyre kombinimeve mund të jenë fatale. Marrja e ushqimeve mund ta bllokojë ose shpejtojë efektin e ilaçeve. Këto ushqime pengojnë tretjen, bllokojnë shpërbërjen dhe imitojnë veprimin e ilaçit.
Ja tre ndërveprimet më të zakonshme të ushqimit me ilaçet
1. Portokalli i kuq
Portokalli i kuq përmban një përbërës që mund të bllokojë shpërbërjen e shumë medikamenteve në organet e brendshme, përfshi disa, por jo të gjitha, ilaçet për uljen e kolesterolit, (statinat), antidepresivët, ilaçet e migrenës, holluesit e gjakut, ilaçet e tensionit dhe ilaçet e diabetit.
Por jo të gjitha agrumet duhet të kufizohen, apo të shmangen. Vetëm portokallet e Seviljes, kanë një efekt të ngjashëm, edhe kur përdoren si marmelatë. Portokalliet e tjera janë në rregull. Kufizim do të thotë të mos konsumosh as një gjysmë portokalli i kuq.
2. Zarzavate me gjethe të gjelbra/perime
Këto ushqime janë të pasura me vitaminën K dhe mund të ndërhyjnë me veprimin e disa holluesve të gjakut. Holluesit e gjakut merren për të parandaluar mpiksjen, ndërsa vitamina K promovon koagulimin e gjakut. Ndaj duket mbajtur parasysh që të përdoren në sasi të kufizuara. Është mirë që një dietë ditore të përshkruhet edhe nga doktori juaj, për shembull, në lidhje me sallatën apo brokolin që duhet të përdorni. Mbani mend këtë dozë në mënyrë që holluesit e gjakut që ju merrni të kenë efekt.
3. Produktet e qumështit/suplementet e kalciumit
Produktet e qumështit mund të ndërhyjnë në procesin e përthithjes së disa antibiotikëve dhe suplementeve të hekurit. Prandaj mos i merrni së bashku. Ndërkohë që kalciumi që gjendet në produktet e qumështit, është i dobishëm për shëndetin. Megjithatë, mos e teproni me marrjen e shtesave të kalciumit, ndërkohë që merrni disa ilaçe anti-refluks, që janë të pasura me kalcium, sepse trupit tonë i duhen 1000 – 1200 mg kalcium në ditë, por jo më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker