LAJMI I FUNDIT:

Rrezik nga epidemia e fruthit, mjeku Alimehmeti u bën thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët

Rrezik nga epidemia e fruthit, mjeku Alimehmeti u bën thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët

Epidemia e fruthit është kthyer në një alarm në Evropë dhe Azi, pasi që nga 5 dhjetori ka pasur një rritje të madhe të fëmijëve të prekur nga fruthi. Ndërkohë që numrat vijojnë të rriten, mjeku Ilir Alimehmeti ka bërë thirrje që të gjithë t’i kushtojnë rëndësi.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se prindërit duhet t’ia bëjnë fëmijëve dhe të mos ndikohen nga fjalët që qarkullojnë se mund të shkaktojë autizëm.

Mjeku mori shembull brezin e vjetër, i cili e kishte të detyrueshëm që të vaksinohej në shkolla, ndërkohë numri i të prekurve me spektin autik ishte më i ulët.


Sakaq, Alimehmeti theksoi se periudha që përhapet fruthi më shpejt është dimri, prandaj të gjithë duhet të bëjnë kujdes.

“Në radhë të parë ajo ka qene një vaksinë e detyrueshme. Brezi ynë e ka bërë në shkollë, vinin dhe na e bënin. Mirëpo, tani fëmijë ka shumë më pak sepse ka shumë më pak lindje.

Kjo vaksina e fruthit u lidh me autizmin në atë kohë. Një paper që u hodh poshtë, u rrëzua. Nuk po i hyj anës teknike. E provoi Danimarka. Në 40 vjet më pas janë bërë studime në çdo shtet të mundshëm dhe nuk u gjet gjë. Brezi jonë e kanë bërë të gjithë. Sa ke parë persona të spektit autik te ne? Ne kemi një rritje së fundmi. Ndërkohë, nga krahu tjetër kemi një zbritje drastike të numrit të vaksinimit. E thënë ndryshe nga ç’mund të pritej. Qyteti ka më shumë se fshati, ndërkohë fshati e bën më shumë vaksinën. Me një logjikë të thjeshtë e kupton. Ndotja ambientale duket se është problematika më e madhe. Mund të ketë dhe problematika të tjera, por ne kemi 40 vjet dhe nuk po e gjejmë. Rumani para dy javësh shpalli dy mijë raste.

E vetmja rrugë për t’u përballur me fruthin, është të përballesh me vaksinimin. Deri më thotë fruthi është virusi më i transmetueshëm dhe këtë e ka thënë shkenca.

Në dimër është koha ku mund të shpërthejë fruthi. Ne nuk jemi akoma shumë në të ftohtë, por dimri është periudha që mund të përhapet më shumë”, u shpreh ndër të tjera mjeku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori