Njerëzit që vuajnë nga ankthi ndihen sikur janë në një rreth vicioz nga i cili assesi nuk mund të dalin
Frika dhe ankthi janë pjesë përbërëse e jetës, dhe megjithëse janë emocione të pakëndshme, ato shpesh janë të dobishme – na lejojnë të vlerësojmë shpejt situatën e rrezikut në të cilën ndodhemi dhe na përgatitin për një reagim të shpejtë “lufto ose ik”.
Ndjenja e herëpashershme e ankthit si reagim ndaj situatave të ndryshme, si intervista për punë, marrja e provimeve, pritjet e rezultateve, përvojat e reja etj., është një reagim normal dhe të gjithë e hasim, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, kur njeriu ndjen ankth të shpeshtë apo intensiv saqë e pengon funksionimin e përditshëm, atëherë bëhet fjalë për ankth patologjik, pra një çrregullim mendor që duhet trajtuar.
Personat që vuajnë nga ankthi këshillohen që në radhë të parë t’i nënshtrohen psikoterapisë me një profesionist, të bisedojnë me një psikiatër i cili do të përcaktojë nëse është e nevojshme të futet terapia medikamentoze (droga), si dhe të ndryshojnë zakonet e jetës.
Përveç kësaj, ekzistojnë disa teknika që mund ta ndihmojnë një person të përballojë ankthin më lehtë në baza ditore, dhe ato përfshijnë ushtrime të frymëmarrjes, vizualizime, mbajtjen e një ditari dhe të ngjashme.
Përse kthehet ankthi?
Arsyeja e parë – edhe pse tingëllon paradoksale – ankthi na jep një ndjenjë sigurie.
Një studim i vitit 2019 ka zbuluar se njerëzit e shqetësuar që bënin ushtrime relaksimi gjatë hulumtimit, thjesht nuk ia dolën të relaksoheshin plotësisht.
Studiuesit zbuluan se të anketuarit u përpoqën të mbroheshin nga lëkundjet dramatike të emocioneve në këtë mënyrë.
Me fjalë të tjera, ata ndiheshin më të sigurt të qëndronin të shqetësuar, sepse ishin mësuar me një gjendje të tillë.
Një arsye tjetër – truri juaj ka përshtypjen se po zgjidh një problem.
Ekziston ideja që vetëm duke menduar për një problem mund të krijojë iluzionin se po punoni për ta zgjidhur atë. Dhe herë pas here, mendjet tona gjejnë një zgjidhje që mund të duket sikur ankthi duket të jetë produktiv në vetvete – ose të paktën, po e kontrollojmë situatën.
Pas një kohe, reagimi me ankth ndaj jetës sonë të përditshme mund të kthehet në një zakon mendor.
Si të dilni nga rrethi vicioz?
Hapi i parë drejt ndërprerjes së këtij cikli është ndërgjegjësimi se keni ankth, pra zbatimi i të ashtuquajturës teknikë ndërgjegjësuese. Në një studim, trajnimi i ndërgjegjësimit u mësoi njerëzve se si të dallonin zakonet e tyre të ankthit, duke reduktuar ankthin e njerëzve me 63 për qind.
Për të zbutur ndjenjat e ankthit, të cilat truri ynë i lidh me zakone të caktuara, duhet t’i japim atij informacion të ri për të përcaktuar se modeli i mësuar në të kaluarën është i vjetëruar, jofunksional.
Duke i kushtuar vëmendje rezultateve të sjelljes në momentin aktual, ju mund ta largoni trurin tuaj nga zakoni i autopilotit dhe të ndjeni saktësisht se sa shumë ju stimulon ose dekurajon një zakon i caktuar.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë