Rreth 700 persona janë infektuar me zgjebë apo siç njihet në Kosovë si zhuga, brenda nëntë muajve të këtij viti.
Kështu ka bërë të ditur dermatologia në Klinikën e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Fatime Kokollari.
Përveç në Kosovë, kjo sëmundje ngjitëse është e përhapur edhe në rajon. Raste të të prekurve me zgjebë janë regjistruar edhe në Shqipëri.
Në një prononcim për KosovaPress, Kokollari thotë se numri i të hospitalizuarve nga zgjeba këtë vit ka shënuar rënie, krahasuar me vitin e kaluar.
“Personat e sëmurë me skabies janë gjithmonë prezent në vizitat ambulantorike të Klinikës së Dermatologjisë. Megjithatë, statistikat tona tregojnë se sëmundja prej vitit të kaluar, sivjet është në rënie e sipër dhe diku të hospitalizuar diku 30 për qind më pak se vitin e kaluar. Ndërsa, përafërsisht vizita ambulantorike në këta nëntë muajt e fundit sillet diku rreth 700 persona të infektuar, gjë që statistika është e përafërt me vitin e kaluar”, thotë Kokollari.
Dermatologia në QKUK, Fatime Kokollari tregon se nga janari deri në shtator rreth 45 pacientë kanë qenë të hospitalizuar nga skabiesi.
“Të hospitalizuar në Klinikën e Dermatologjisë nga skabiesi sivjet prej janarit deri në shtator kanë qenë 45 (pacientë). Ndërsa, vitin e kaluar në po të njëjtin muaj, prej janarit deri në shtator kanë qenë 62. Që i bie në përqindje diku 27 për qind më ulët është numri i hospitalizuarve sivjet krahasuar me vitin e kaluar”, tregon Kokollari.
Ndër të tjera, Kokollari tregon se për shkak të mungesës së ilaçeve në barnatoren e Dermatologjisë, herë pas here, pacientëve u duhet t’i blejnë vetë ato për t’u kuruar nga zgjeba, gjatë kohës sa ata janë të shtrirë në spital.
“Pacientët e prekur me skabies që hospitalizohen në dermatologji, a iu duhet të blejnë diçka prej barnave, prej terapisë? Ju duhet kohë pas kohe, jo gjithmonë jemi të furnizuar”, potencon Kokollari.
E dermatologia në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë Violeta Dajçi në një prononcim për KosovaPress, thotë se në Shqipëri janë regjistruar raste të infektuara nga skabiesi.
“Problemi është te rezistenca në trajtim, në mjekim. Kjo është vështirësia që po hasim neve sot që besoj e kanë edhe mjekët në Kosovë. Është më e vështirë të trajtohet ky lloj paraziti. Ky variant që qarkullon tani në Shqipëri. Rastet ka, rastet janë, ndoshta duken në numër të shtuar. Nuk ka statistika të sakta, ose nuk ka një studim. Derisa rastet janë sporadike, nuk kemi vatra, nuk kemi shkolla ku ka një numër të caktuar që të themi që duhet të trajtohen ose ambiente të tjera ku ka shumë persona bashkë…Derisa nuk ka një numër të shtuar në këto ambiente të përbashkëta ku ka më shumë persona që qëndrojnë nuk themi dot që është një gjende alarmante. Por, a ka raste me skabies, ka. Ka pasur edhe më përpara dhe do të ketë gjithmonë”, thotë Dajçi.
Sipas përvojës së saj me pacientë, Dajçi thekson se burimi i përhapjes së kësaj sëmundje ngjitëse vjen nga Evropa. Për dallim nga QKUK-ja, Dajçi potencon se në QSUNT, nuk hospitalizohet asnjë rast me zgjebe, pasi sipas saj, është gabim.
“Ky lloj paraziti, kjo sëmundje është e ardhur kryesisht nga vendet e Evropës. Sepse të gjithë pacientët referojnë në një farë mënyre se ju ka ardhur një fëmijë nga jashtë, nga Italia kryesisht, Anglia. Nuk trajtohet më me këtë trajtimin klasik që neve e përdornim me pomada me squfur në një kohë ta caktuar, larjen e dezinfektimin e rrobave dhe ambientit. Kërkon një mjekim më të zgjedhur, të shtrirë në kohë. Duke kombinuar tipat e ndryshme të kremrave që ne disponojmë…Kjo nuk është një patologji që trajtohet në spitale. Është gabim të hospitalizohen, sepse çdo pacient duhet të trajtohet ambulantorisht apo në kushte shtëpie”, potencon Dajçi.
Zgjeba është një sëmundje e lëkurës e cila shkaktohet nga një parazit, i cili provokon një reaksion mbrojtës nga ana e organizmit, të manifestuar me puçrra të kuqe në lëkurë, që pasojnë me kruarje. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës