Janë rreth 50 gjoba që ka shqiptuar Inspektorati i Punës që nga hyrja në fuqi e rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë. Në këtë drejtim, inspektorati i kryeqytetit po ndërmerr masa kundër zhurmës dhe thonë se në masë të madhe kanë arritur ta evitojnë bezdisjen në zonat e kryeqytetit.
Kështu bëri të ditur, drejtori i inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi. Kurse, nga Shoqata e Gastronomisë kërkon që kjo rregullore të përmirësohet në mënyrë që mos të ketë intervenime nga Policia.
Drejtori i inspektorëve, Florian Dushi tha se ende ka lokale që nuk kanë aplikuar fare që të pajisen, porse po mundohen t’i inspektojnë të gjitha.
“Kemi arritur të sjellim në kryeqytet qetësinë e munguar, të evitojmë atë bezdisjen që kemi pasur në zonat e banimit në masë të madhe… Nga ana e gastronomëve ka disa vërejtje sa i përket funksionimit të këtij sistemi, por të them të vërtetën mbi bazën e sqarimeve që ka ofruar kompania në këtë rast, më tepër po i konsideroj si disa justifikime për rastet të cilat po ndodhin… Pjesa dërmuese është pajisur me matësit e zhurmës, gjatë inspektimit tona, natyrisht që shohim nëse eventualisht ka lokale të tilla, dhe mos të them tash vonë kemi rastisur në një lokal, i cili fare nuk ka aplikuar për t’u pajisur dhe po vazhdojnë”, thotë Dushi.
Dushi derisa tregon punën që po bëjnë në terren, thotë se janë shqiptuar rreth 20 vërejtje për ata që nuk po respektojnë vendimin e komunës, e po ashtu edhe rreth 50 gjoba.
“Sa i përket numrit të gjobave, janë tre kategori, është paralajmërimi si fazë e parë, gjobat që pastaj varësisht nga përsëritja e shkeljes apo tejkalimit, variojnë nga 1000 deri në 3000 euro, dhe masa e fundit e më e rënda që konsideroj ndëshkimore që parashihet në rregulloren e re, është mbyllja deri në tetë ditë të lokalit.
Deri më tani kemi pasur mbi 20 paralajmërime apo vërejtje që janë dërguar për lokalet, ndërsa ka rreth 50 gjoba të vlerave të ndryshme që janë shqiptuar lokaleve në kryeqytet … Zhurma e decibelëve dallon varësisht nga zona në cilën funksionojnë këto lokale, por përgjithësisht në pjesën qendrore të Prishtinës, është 60 decibel. Ky decibel nuk vlen për koncertet që mbahen, por parashihet edhe për ato. Drejtoria e Shërbimeve Publike në secilin rast që ofron pëlqim për mbajtjen e një festivali apo koncerti, duhet t’ua përcaktojë edhe nivelin e decibelëve të cilët ata janë të detyruar ta respektojnë”, shton Dushi.
Ndërkaq, sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica ka adresuar ankesa sa i përket kompanive që i rregullojnë këto çështje. Sipas tij, ky vendim është i mirëkuptueshëm deri te pjesa ku nuk dëmtohen bizneset, por jo edhe në mënyrë të padrejtë.
“Ne vet kemi qenë si palë propozuese që të rregullohet përmes senzorëve akustik pjesa e ndotjes akustike në sektorin e gastronomisë … Është e mirëkuptueshme deri me një pikë, ku nuk dëmtohen bizneset. Të gjitha bizneset janë obliguar që duhet të pajisen me senzora akustik deri me një datë të caktuar, por ka raportime të ndryshme që bizneset edhe pse kanë bërë kërkesa për me u pajisë me senzora, ende kompania e cila është e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës, nuk e ka përfunduar këtë detyrë në përputhje me atë që është e shkruar në kontratë, e normalisht që kjo është një ankesë për ne”, vijon Vranica.
Vranica lidhur me zbatimin e rregullorës së re, pati edhe një kërkesë. Sipas tij, duhet që përmes kësaj rregullore të respektohet ligji dhe mos të intervenojnë edhe Policia.
“Gjatë natës po ka telashe që po evidentohen në raste të caktuara. Po ka shqetësime që po dëmtohen bizneset nga dëmtimi apo nga zhurma e cila emetohet…Kërkesa jonë është që përmes kësaj rregullore të respektohet ligji për rendin në qetësinë publike, ligji për zhurmën, sepse për këtë arsye është ardhë kjo rregullore në fuqi”, përfundoi Vranica.
Projekti i mbrojtjes nga ndotja akustike po implementimet përmes instalimit të matësve të zhurmës në bizneset e gastronomisë. Me këtë rregullore përcaktohet orari i punës për subjektet afariste në sektorin e gastronomisë, si dhe parandalimi dhe shmangia e efekteve të dëmshme, përfshirë bezdisjen e qytetarëve si rezultat i ekspozimit të zhurmës të krijuar nga sektori i gastronomisë. Zonat në të cilat mund të ushtrohet veprimtari sipas orarit të përcaktuar në këtë rregullore përfshijnë zonën urbane, industriale dhe zonën rurale. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht