LAJMI I FUNDIT:

Rreth dymijë qytetarë në veri kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS

Rreth dymijë qytetarë në veri kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS

Qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës vazhdojnë t’i konverojnë patentë shoferët ilegalë të lëshuar nga strukturat paralele serbe në RKS.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nga 9 maj e deri më 3 korrik kanë aplikuar 1 mijë e 901 qytetarë për konverimin e patentë shoferit ilegalë në RKS.


“Në Leposaviq kanë aplikuar 474 qytetarë për konvertimin e patentë shoferit ilegal në RKS, në Mitrovicën Veriore kanë aplikuar 520 qytetarë, në Zubin Potok 270 dhe në Zveçan 312 qytetarë”, ka thënë Elshani.

Sipas MPB-së, ditur se kalimi në patentë shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentës së shoferit, “por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente”.

Dokumentet që duhen përfshirë në aplikim, sipas MPB-së, janë letërnjoftimi, origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës dhe origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK-u apo RKS “në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se ky vendim hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është i vlefshëm deri me datën 9 gusht 2024./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën

Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën

Politikë
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë

Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë

Kronikë e Zezë
MPJD: Sekretarit të Zyrës së Kosovës në Serbi iu dha vërejtje për qëndrimet publike pa koordinim me Ministrinë

MPJD: Sekretarit të Zyrës së Kosovës në Serbi iu dha vërejtje për qëndrimet publike pa koordinim me Ministrinë

Lajme
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Lajme
Kërkohet rishikimi i ligjit për testin e maturës

Kërkohet rishikimi i ligjit për testin e maturës

Arsim
Kalo në kategori