Rritja e dhive në vend, viteve të fundit është duke u përkrahur nga institucionet vendore. Kjo po bëhet me qëllim të rritjes së numrit të dhive e bashkë me këtë edhe prodhimet blegtorale të dhive qumështore, të cilat janë mjaft të kërkuara në tregun vendor, pasi që edhe importi i tyre vazhdon të bëhet nga shtetet e huaja. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i dhive në Kosovë arrin në 23119 krerë.
Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë thënë se mbështetja për sektorin e blegtorisë, viteve të fundit është rritur vazhdimisht, derisa në kuadër të këtij sektori tregojnë se është përkrahur edhe rritja e dhive përmes pagesave direkte, e po ashtu edhe përmes granteve investive është përkrahur zgjerimi i fermave të dhive, ngritja e fermave të reja, si dhe përmirësimi i infrastrukturës së këtyre fermave.
“Edhe sivjet, ashtu si edhe viteve të kaluara, nga Ministria e Bujqësisë do të përfitojnë edhe fermerët që merren me rritjen e dhive, ku përfitues të këtyre subvencioneve janë përzgjedhur rreth 200 fermer, të cilët kanë plotësuar kriteret e përcaktuara nga ministria, ndërkaq vlera që do të përfitojnë këta fermer arrin në rreth 102 mijë euro”, kanë thënë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.
Gjithashtu, ata tregojnë se sektori i blegtorisë është duke u mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet përmes granteve investive.
Ku fermerët përmes këtyre grandeve të cilët mbarështojnë dhitë po arrijnë të zgjerojnë fermat, e bashkë me këtë të rrisin prodhimtarinë blegtorale, si dhe cilësinë e këtyre prodhimeve vendore.
E, blegtorët të cilët vazhdojnë të mbajnë kafshë të imëta respektivisht tregojnë se mbajtja e tyre nuk është e vështirë por që duan angazhim rreth tyre gjatë tërë vitit.
Enver Vllasaliu nga Novobërda merret me blegtori tash e gjashtë vjet ,ai ka edhe një mini-qumështore për përpunim të qumështit.
Ky fermerë tregon se mbanë një racë të dhive karakteristike të cilat janë të importuara nga jashtë. “Me blegtori merrem tash e gjatë vite. Kam filluar me një numër të vogël të krerëve të dhive por gradualisht kam shkuar duke e rritur numrin e tyre, kjo duke e parë edhe leverdinë nga to”, thekson Vllasaliu për portalin “Ferma Ime”.
Ky fermerë tregon se dhitë e tij janë të racës Alpine, që nuk kanë erë as dhitë, por as mishi dhe qumështi i tyre, po ashtu një dhi e kësaj race und të jam rendimente të qumështit deri në 12 litra qumësht në ditë. “Aktualisht kam 120 krerë dhit, gjatë sezonës së verës kam pasur rendimente të qumështit deri në 300 litra. Kryesisht qumështin e bëjë djathë , por ka raste kur e shesë qumështi ashtu pasi ka edhe leverdi më të madh”, tha Enver Vllasaliu.
Ky tregon se nga komuna e Novobërdës nuk është përkrahu por vetëm nga Ministria e Bujqësisë me nga 10 euro për kokë të dhisë.
Vllasaliu thotë se do të vazhdojë që të rrisë numrin e krerëve të dhive por edhe do të shesë një numër të tyre pasi që vetë ka arritur të ketë një numër të konsiderueshëm.
Ndryshe, sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, sivjet ka pasur rritje të buxhetit me rreth 5.5 milionë euro, si dhe ka pasur zgjerim të përkrahjes financiare për nënsektorë të ndryshëm. /FermaIme/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos