Shirat e dendur në Brazil kanë shkaktuar rrëshqitje dheu që kanë vrarë të paktën 14 persona në zonën Baikada Fluminense të Rio de Janeiro.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet shtetërore dhe lokale, raporton reuters.


Ekipet e shpëtimit iu përgjigjën 850 thirrjeve në 24 orët e fundit dhe arritën të tërheqin 144 persona të sigurt në rajonin e prekur, thanë autoritetet shtetërore.

61343517 401

"Më shumë se 70 familje kanë mbetur pa shtëpi. Ne po përpiqemi të ofrojmë strehim dhe bujtina me qira për këta njerëz", tha për reuters, Luciano Vidal, kryebashkiaku i Paraty.

Ai shtoi se rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugët dhe pjesë të izoluara të qytetit dhe shumë lagje në këtë vend turistik janë pa energji elektrike.

Moti i keq ka goditur Rio de Janeiron gjatë javëve të fundit, me rrëshqitje dheu dhe përmbytje në zonën e Petropolis (në kodrat mbi qytet) duke vrarë rreth 240 njerëz në muajin shkurt. /Telegrafi/

61343441 401