LAJMI I FUNDIT:

Rrëmbejnë 27-vjeçaren në mes të kryeqytetit të Kirgizisë, tre burra e fusin dhunshëm në veturë – disa orë më vonë policia gjen trupin e saj të pajetë

Rrëmbejnë 27-vjeçaren në mes të kryeqytetit të Kirgizisë, tre burra e fusin dhunshëm në veturë – disa orë më vonë policia gjen trupin e saj të pajetë

Ky është momenti kur organizohet pritë ndaj një vajze të re nga tre burra, derisa ajo po kthehej në shtëpi nga puna – të cilën e fusin në një veturë në Kirgizi – pak orë para se ajo të gjendej e vrarë në një rast që po cilësohet si “rrëmbim i nuses”.

Kamerat e sigurisë shfaqin Aizada Kanatbekova, 27-vjeçe, e cila rrethohet nga tre burra që e kapin dhe e fusin në pjesën e pasme të veturës Honda Civic në kryeqytetin Bishkek – ku ajo ishte detyruar me forcë të martohet, transmeton Telegrafi.

Një burrë shihet se si e tërheqë zvarrë Karantbekovan nëpër rrugë, por ajo tenton të mbrohet – e një burrë tjetër vrapon në drejtim të saj e fut me shpejtësi në veturë.


Në anën tjetër, policia ka njoftuar se kanë gjetur trupin e pajetë të Karantbekovas në pjesën e pasme të veturës – e rasti po cilësohet “si rrëmbim i nuses”.

Vrasësi i të ndjerës besohet të jetë një 36-vjeçar i cili gjithashtu është gjetur i vdekur – ku policia po dyshon se ka kryer vetëvrasje. E televizioni publik ka njoftuar se njëri prej rrëmbyesve është arrestuar nga policia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori