Rregullat e De Biasit, ja cila u pengon lojtarëve më shumë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi duke parë forcën e kundërshtarëve në grup kërkon të përgatisë në maksimum repartin e mbrojtjes.
Ditën e fundit përgatitjet janë përqendruar pikërisht në mbrojtje për të përgatitur çdo ndeshje me detaj dhe në perfeksion.
Por për të arritur këtë, de Biasi për djemtë e Kombëtares ka vendosur edhe disa rregulla ku më strikte janë respektimet e orareve dhe tepria me ushqimin.
Urdhri i teknikut është që pas orës 11 të mbrëmjes asnjëri prej lojtarëve mos qarkullojë në hollin e hotelit.
Por lojtarët vazhdimisht janë ankuar se nuk punon interneti për të cilin e shfrytëzojnë gjatë kohës për të folur me të afërmit e tyre.

Nga
Telegrafi
26/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































