Qoftë nëse jeni duke pritur mysafir, jeni ju vet mysafiri apo keni dalë në restorant, çdo njeri duhet me patjetër t’i dijë rregullat themelore të mirësjelljes

Sjellja e mirë dhe adekuate ju bën të paraqiteni më ndryshe në sytë e tjerëve dhe, patjetër se do të krijoni përshtypje të mirë.


Kështu, më poshtë ju sjellim disa prej rregullave më të zakonshme të Bontonit, të cilat, nëse i aplikoni, tjerët do t’ju shohin si një person të mirësjellshëm, transmeton Telegrafi.

iStockphoto

- Kur çifti shkon në restorant, mashkulli duhet të hyjë i pari dhe ta mbajë derën hapur për zonjën

- Zonja është ajo që e para e zgjedh vendin e saj se ku do të ulet në një tavolinë

- Zonja zgjedh vet se çfarë dëshiron të hajë

- Xhentëlmeni duhet të zgjedh diçka të përafërt me atë se çfarë ka porositur zonja

- Xhentëlmeni duhet t’ia sugjeroj pijen zonjës

- Kur dilni nga restoranti, xhentëlmeni e hap derën dhe pret derisa zonja të del, duke e ndjekur pas

- Zonja më e rëndësishme mysafire ulet në anën e djathtë të personit nikoqir

- Çiftet e martuara nuk duhet të ulen pranë njëri-tjetrit në tavolinë, përveç atyre të porsamartuarve

- Kur uleni në karrige, këtë duhet ta bëni nga ana e majtë e karriges

- Pecetën duhet ta vendosni përmbi gjunjë gjatë ushqyerjes

- Zonja nuk duhet t’i mbajë dorëzat gjatë ushqyerjes

- Sallata duhet të vendoset në anën e majtë të pjatës kryesore

- Gota duhet të mbushet me ujë kur më në fund është shërbyer ushqimi

- Xhentëlmeni duhet të pret në këmbë derisa të ulet nikoqirja, ndërkaq zonjat mund të ulen kurdo që dëshirojnë. /Telegrafi/