LAJMI I FUNDIT:

Rregulla të rrepta pas shpalljes monument kulture – 400 euro për t’u ulur në shkallët e Piazza di Spagna

Rregulla të rrepta pas shpalljes monument kulture – 400 euro për t’u ulur në shkallët e Piazza di Spagna

Kushdo që ka vizituar Romën është ndalur padyshim në Piaza di Spanja. 135 shkallët e saj janë një atraksion i famshëm turistik e thuajse çdo vizitor i Romës ka provuar të ulet mbi to.

Por nëse do të duhet ta provoni sërish, bëjini llogaritë mirë.

Kushdo që do të ulet në këto shkallë që zbresin nga kisha “Trinita de’ Monti”, do të duhet të paguaje 400 euro, një çmim edhe më i shtrenjte se një biletë në teatrin e famshëm “La Scala”. Dhe nuk bëhet fjalë për një biletë, por për një gjobë.


Shkalla është klasifikuar si monument kulture dhe për këtë arsye është bërë pjesë e rregullave të rrepta që Roma ka vendosur mbi këto objekte.

Rregullat e reja kanë për qëllim që të ndalojnë turistët që të hanë dhe pinë mbi shkallë, shkruan tvklan.al.

Gjoba do të nisë nga 250 euro dhe do të shkojë në 400 euro për ata që i dëmtojnë shkallët.

Ky monument u pastrua dhe u restaurua 3 vjet më parë, me një projekt me vlerë 1.5 milionë euro, të financuar nga kompania e njohur e bizhuterive, Bullgari.

Vendimi i marrë nga autoritetet ka ngjallur polemika, me kritikët që e kanë cilësuar atë të ekzagjeruar, e madje edhe fashist.

Por këto rregulla janë zbatuar edhe për objekte të tjera kulturore.

Muajin e kaluar dy turistë gjermanë u gjobitën 950 euro pasi u kapën duke bërë kafe në një sobë kampingu mbi urën e famshme të Rialtos, në Venecia.

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil

Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil

Fun
Kalo në kategori