Një numër i madh konkurruesesh ishin duke pritur para hotelit Park Central në New York të shoqëruara me miq dhe familjarë, ku kishte shpërthyer kaosi dhe qindra njerëz ishin përfshirë në përleshje duke lënë rrugën jashtë hotelit të mbushur me këpucë dhe tesha.

Dy femra dhe një mashkull janë arrestuar si nxitës të përleshjes, ndërsa gjashtë persona ishin lënduar nga kjo zënkë. Për shkak të kaosit, policia ishte detyruar ta ndërpriste audicionin.

Për të penguar përsëritjen e kësaj ngjarjeje bosët e “America's Next Top Model”, kanë njoftuar se në radhë do të presin vetëm vajzat konkurruese, ndërsa te rastet e vajzave më të reja se 18-vjeç, ato mund kenë me vete vetëm një shoqërues.