LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi prapa fotografisë së burrit të gjunjëzuar

Rrëfimi prapa fotografisë së burrit të gjunjëzuar
Steve Strack duke i kërkuar falje gruas së tij, Anna Strack (foto: “The Chicago Tribune”)

Nga: Erin Snodgrass / Business Insider
Përkthimi: Telegrafi.com

Kjo foto vlen më shumë se një mijë fjalë.

Imazhi bardhezi, i cili në vitet e fundit është shpërndarë në media, shfaq një burrë në kostum që bie në gjunjë, duke iu lutur për falje ish-gruas – që së shpejti do të bëhej ish-grua – në një gjykatë shkurorëzimesh në Çikago.


Pamjet në fytyrat e tyre duket se thonë gjithçka: burri i përbuzur duket i dëshpëruar teksa shikon dashurinë e tij të dikurshme; ndërkohë që gruaja shfaqet krejtësisht pa ndjenja.

“Është foto e fuqishme sot, sepse mund të paramendoni ndonjë histori prapa saj”, ka thënë Jeff Nichols, historian në Çikago që bleu një kopje të fotografisë së gazetës së vitit 1948.

Falë zbulimit të Nicholsit, si dhe dixhitalizimit të të dhënave të gazetave të vjetra, nuk duhet të paramendojmë se kush ishte ky çift.

Foto përshkruan një nga momentet e fundit në martesën e çiftit Steve dhe Anna Strack, të cilët ishin 37 respektivisht 33 vjeç, thotë Nichols. Fotografia që u publikua në Chicago Tribune, nuk lidhej me ndonjë histori të veçantë, por ishte shtypur për shkak të natyrës së saj evokuese. “Është vetëm një nga ato fotot dramatike”, ka thënë Nichols. “Jam i sigurt se ishte vetëm një fotograf që bredhte nëpër sallat e gjykatës duke kërkuar një imazh”.

Anna Strack kishte shtruar kërkesën për shkurorëzim nga burri i saj, për shkak të dehjes së tij zakonshme. Në Ilinois në atë kohë, gruaja ose burri që kërkonte shkurorëzimin, duhej t’ia jepte gjykatës arsyen për ndarjen, shpeshherë duke zgjedhur problemet si braktisja, torturat mendore ose tradhtia bashkëshortore. Nëse ai/ajo që padiste mund të dëshmonte me sukses sjelljen shkatërruese, i/e padituri/a dilte fajtor/e dhe mund të dënohej nga gjykatat me një pjesë të vogël të pasurisë martesore ose alimentacionit.

Në vitin 2016, Ilinoisi ndryshoi ligjin dhe banorët ishin në gjendje të përfundonin zyrtarisht martesat e tyre pa dhënë arsyet për bashkimin e dështuar.

Nichols, i cili postoi fotografinë e çiftit në rrjetet sociale, tha se ishte postim i popullarizuar në mesin e ndjekësve të tij dhe atyre që interesoheshin për historinë.

Gruaja e re, e cila ndau kujdesin për djalin katërvjeçar, bashkë me burrin, ka thënë për The Tribune, në kohën kur është bërë fotografia, se do të mendojë për vendimin e saj.

Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, Çikago ishte subjekt i talljeve  të shpeshta për ligjet e saj të dobëta të shkurorëzimit, tha Nichols: “Oh, njerëzit në Çikago sapo u shkurorëzuan thuajse kishin një problem”.

Si rezultat i kulturës së shkurorëzimit, është plotësisht e mundur që Steve Strack të ketë pasur një aleat – gjykatësin Julius H. Miner. Për një kohë të gjatë në Ilinois, drejtësia besonte se shkurorëzimi ishte proces shkatërrues dhe zakonisht i parandalueshëm. “Gjyqtari Miner, në veçanti, besonte në fuqinë e gjykatës së tij për të përmirësuar marrëdhëniet”, tha Nichols.

Mineri ishte përkrahës i fortë i ndryshimit të ligjit për t’i bërë më të vështira shkurorëzimet e shpejta në Ilinois. Mineri fajësoi Luftën e Dytë Botërore për minimin e vlerave të grave dhe përgjegjësive të tyre si bashkëshorte dhe nëna. Ai ishte veçanërisht ishte i shqetësuar për ndikimin e shkurorëzimit te fëmijët.

Në një profil për Minerin që u publikua disa muaj pasi fotografia e çiftit Strack u shfaq në gazetë, gjykatësi diskutoi përpjekjet e tij për t’i mbajtur çiftet së bashku, duke e kthyer gjykatoren në një lloj seance të terapisë për çiftet, ndërkohë që përpiqej të arrinte pajtimin.

Megjithatë, nuk ia doli t’i mbante bashkë Anna dhe Steve Strackun. Regjistrimi i vitit 1950 e shfaq çiftin si të shkurorëzuar, ku Anna Strack punonte si paketuese në një fabrikë çamçakëzësh dhe jetonte me prindërit dhe të birin. Steve vazhdoi punën si mekanik hekurudhor dhe jetoi si i lëçitur. Steve Strack u martua përsëri në 1953 dhe vdiq në vitin 1964. Të dhënat tregojnë se Anna Strack nuk u martua kurrë. Kur ajo vdiq më 1983, u varros me mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj. /Telegrafi/