Nga: Blerim Rrecaj
Tashmë jemi mësuar me befasitë jo të rralla që na sjell poeti Xhevdet Bajraj. Befasia më e re vije me librin më të ri të tij, “Burri që lozte me engjëj”, dalë në dritë nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” këtë fundgusht, derisa autori është duke kaluar pushimet në atdhe.
Gjatë një ndeje që patëm me të në Rahovec, na tha dhe nja dy-tri fjalë për librin e tij më të ri, që atë ia kushton axhës, një njeriu me shpirt të madh e të pastër, një njeriu që e çmoi dhe e deshi jetën duke i shërbyer asaj me aq pasion e dashuri, me aq sinqeritet e çiltërsi duke lënë aq gjurmë e aq shenja për të cilat e kujtojnë të tjerët e më së miri poeti duke gdhendur mjeshtërisht portretin e tij poetik, të cilin e shohim derisa shfletojmë e lexojmë librin, që mund të lexohet edhe si poezi, edhe si poemë, si tregim, novelë, roman.
Në libër mund të na shfaqen tablo pikturash që ngjallin larushi ndjenjash ose ta shohim atë si një film me një frymë nga fillimi në fund. Sido që të duam, na befason magjia e vargjeve dhe poezive, dhe paraqitja e jetës kronologjike e njeriut që lindi pa mundësinë e të folurit, e si fëmijë duke ndjerë vetminë, për të marrë më herët rrugën për në shtrat që kur e zinte gjumi fillonte lojën me engjëjt. Një lojë vështirë e kuptueshme për të tjerët. E, kur u rrit pa harruar të luante herë pas here lojën e tij, filloi të punonte arat, të priste e të shiste dru për ta mbajtur familjen, për t’u dhuruar tjerëve dhurata, fruta që mblidhte në mal, të zgjaste duart për të ndihmuar të tjerët, si rasti i fëmijës që e zënë rrota e qerres së qeve.
Ky njeri zemërbardhë na është edhe vëzhgues i vëmendshëm, duke qenë me mendje, me shpirt e me zemër në anën e të drejtës e të bukurës, e kritik e mosdurues aty ku sheh rrahagjokësi e mburrje, e marrje dekoratash e meritash pa të drejtë. Një njeri që përjeton paraluftën, luftën e pasluftën duke u folur njerëzve me duar e me heshtje, me sy e me gjuhë zemre; një njeri që valët e jetës herë e hedhin në mërzi, dëshpërim e zhgënjim po pa mundur t’i rrëmbejnë dinjitetin, pa mundur t’ia përlyejnë shpirtin e t’ia marrin lumturinë, sepse e di se asgjë s’është më e rëndësishme se kur shpërndan rreze shprese e gëzimi për të tjerët, duke qenë vetë shembull krenarie në këtë botë, në këtë jetë.
Për të gjitha këto dhe për shumë ngjarje, episode, dromca, ndodhi, çaste dhe shumë të tjera, flet poeti Xhevdet Bajraj, për burrin që e njohu mirë me sytë e zemrën e fëmijës, dhe atij që u rrit pa harruar e hequr dorë nga fëmijëria, sikur do të na thotë ky është axha im, e tashmë mbase nuk është vetëm i imi, një burrë që vazhdon të loz me engjëj …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/08/dosje-780x439.jpg)
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
![Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/camet-780x439.jpeg)
Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar
Jeta tragjike e Viktor Hygosë. Vdekje të hershme, dashuri, dhimbje, çmenduri…
Ibrahim Kodra, piktori që edhe firma i mbetet vepër arti
![Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/09/Iliret-780x439.gif)
Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës
![Lufta për](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/Stolpersteine-e1710413122357-780x439.jpg)
Lufta për "kulturën e kujtesës" të Gjermanisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi