Në një bisedë me gazetarin e ditores Guardian, Edward Siddons, fotografja e njohur Barbara Bosworth, flet për foton e saj më të mirë – Hënën e mesverës mbi Boston. Rrëfimin e saj Telegrafi ua sjell më poshtë.
E kam bërë këtë foto në një fushë të hapur e të madhe pranë shtëpisë sime në Boston. Ishte mesditë dhe qielli krejtësisht i qartë – ose aq i qartë sa mund të ishte mbi qytete ato ditë. Ndotja e dritës po e ndryshon mënyrën se si shohim yjet, dhe kjo jo për më mirë.
Unë punoj me format të madh, me kamerat 8×10. Nuk është elektronike, por veç një kuti e zezë me film në të. Është proces i ngadaltë për çka mund të rrija deri në orët tre-katër të mëngjesit. Duhet kohë për të vendosur pajisjet e mia dhe disa imazhe mund të kërkojnë një orë për t’u ekspozuar tamam. Ta merr kohën kjo, por është pjesë e argëtimit: të rrish vetëm në natyrë duke soditur qiellin, është mënyra se si e kaloj kohën edhe ashtu, kështu që pse të mos e bëj një foto të kësaj?
Ishte ngjyra e kësaj të shtëne që më rrëmbeu. E kaltra është ngjyra e zbrazëtisë, qoftë deti i thellë apo qielli i thellë. E kaltra gjithashtu flet për misterin e hapësirës dhe të natyrës: ideja se këtë dritë yjesh që e shohim çdo natë është miliona vjet e vjetër, se ka udhëtuar nga distanca të paimagjinueshme, kjo është diçka që kurrë nuk më mërzit.
Nuk jam shkencëtare, por gjithnjë kam pasur interes për zhvillimet shkencore, që nga fëmijëria. Veç kur fillova të hulumtoj historinë e fotografisë, e kuptova se si hapësirë gjithmonë i ka interesuar fotografët dhe se si më ndihmoi në gjetjen e disiplinës sime. Të gjitha ato lloje të hershme të fotografisë – dagerotipet, cianotipet – ishin të rëndësishme në njohjen tonë të parë të kozmosit. Disa nga kamerat më të avancuara teknikisht janë zhvilluar për të parë thellë në hapësirë. Dhe, disa nga përparimet më të mëdha të astronomisë kanë ardhur nga lentat e teknologjisë së lartë, duke zbuluar gjëra që syri i njeriut kurrë nuk do të mundte.
Një nga frymëzimet e mia më të mëdha për fotografinë hapësinore, ishte Galileo. Mbaj mend duke parë vizatimet e Hënës dhe të Jupiterit në librin e tij, “Sidereus Nuncius” (1600), dhe vizatimet e tij të Diellit në “Istoria e Dimostratizioni” të vitit 1613, kur isha në të 20-at. Vizatimet e tij të Kozmosit ishin magjepsëse për mua. Nuk mund ta lexoja tekstin italian, por ajo që përjetova kur pashë vizatimet ma ndryshoi jetën. Ma mësoi fuqinë e një imazhi, sado e thjeshtë të jetë. Galileo ishte një nga të parët që përdorte teleskopin dhe ndër të parët që u përpoq të bënte hartën e Kozmosit. Në disa aspekte, kjo fotografi është homazh për të dhe për përpjekjet e tij. E, aparati im fotografik e ofron vizionin e vet të mistereve të hapësirës.
Ka edhe një arsye personale për dashurinë time për qiellin e natës: fëmijëria ime. Babai donte të shihte udhëtimin e lehtë të dritës nëpër peizazh. Mendoj se ishte kjo ndjesia e tij e çuditshme që më frymëzonte. Shëtitjet e gjata me të u bënë një përvojë e rëndësishme lidhëse mes nesh, duke qenë veç me njëri-tjetrin nën qiellin e natës.
Mendoj se puna ime është mjaft e pazakontë. Në një botë të imazheve të menjëhershme, është e çuditshme të bësh fotografi me aparat kaq të vjetër e të lodhtë. Unë nuk do të thosha se po reagoj kundër shpejtësisë apo çastit të sotëm të botës së fotografisë, por është mënyra se si kam vepruar përherë dhe se si do të vazhdoj të punoj.
Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bësh foto të tilla. Ndotja e dritës po na bën gjithnjë e më të vështirë që të gjejmë një qiell vërtetë të errët, ku mund të shohim konstelacionet dhe yjet. Dhe, kjo është duke pasur ndikim të dëmshëm në botën natyrore – duke ndryshuar modelet e migrimit të shpendëve dhe duke ngatërruar ekosistemin. Por, është gjithashtu edhe një turp për njerëzimin. Ndjenja kur sheh pafundësinë e qiellit të natës nxit një ndjenjë frikë që është goxha universale. Kjo është e rëndësishme në një kohë kur njerëzit po bëhen më të ndarë. Duke parë diçka kaq të madhe, kjo i bën njerëzit të mendojnë se jemi goxha të parëndësishëm, e se ndoshta duhet të varemi nga ata rreth nesh dhe të fillojmë të kujdesemi për Tokën e vetme që kemi.
“CV”-ja e fotografes Barbara Bosworth
Viti dhe vendi i lindjes: Klivlend, Ohajo, 1953.
Trajnimi: Master i Arteve të Bukura në Institutin e Teknologjisë të Roçesterit.
Ndikimet: John Constable, Caroline Herschel, Emily Dickinson, Anne Carson dhe Asher B Durand.
Suksesi më imadh: “Të fotografosh çdo ditë.”
“Dështimi”: “Nuk kam.”
Këshilla kryesore: “Bëjë fotografi, lexo shumë dhe shko kudo që kjo të çon.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Holivudi është po aq i frikësuar nga bota - sa ti dhe unë!

A janë të gjitha pikturat politike?

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Pse parapëlqehet kaq shumë në rrjetet sociale, shkrimtari i shekujve të kaluar?
Taksa osmane e xhizjes (kokës) - shembuj nga defteri i Gjakovës së vitit 1750

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës