LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i doktorit për Enver Zymberin: Tetë herë e kthyem në jetë, por plagët ishin të rënda

Rrëfimi i doktorit për Enver Zymberin: Tetë herë e kthyem në jetë, por plagët ishin të rënda

12 vjet nga vrasja e policit elitë të Kosovës, në aksionin e famshëm në veri të Kosovës, për herë të parë ka rrëfyer mjeku i cili e ka trajtuar Enver Zymberin pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Doktori Nuredin Fazliu ka treguar se plumbi nga snajperi i kishte shkaktuar plagë të rënda heroit Zymberi, të cilat më pas ia sollën edhe vdekjen.

Fazliu thotë se gjatë intervenimit, Zymberin për tetë herë e kishin rikthyer në jetë.


“Tetë herë e ka lëshu zemra, do të thotë ka ra në arrest kardiak, tetë herë e kemi reanimu,” tregon doktori, i cili punoi për disa dekada si anesteziolog, mirëpo 26 korrikun e vitit 2011 nuk e harron asjëherë.

Fazliu atë ditë kishte marrë pjesë në trajtimin e policit Enver Zymberi, pak minuta pasi polici i njësisë speciale tashmë i ndjerë ishte goditur nga një plumb snajperi.

Ai kujton se plagët ishin shumë të rënda.

“Plumbi ka qenë diku në anën e majtë prej këtij ashtit të mollëzës së faqes, në drejtim të kurrizit të qafës. I ka goditë unazën 2 dhe 3, duke shkuar duke depërtuar nëpër gojë. Gjuha ka qenë praktikisht thuja e këputur, aty pastaj kanë punuar këta kolegët e kemi intubuar, e kemi reanimuar,” ka thënë ai.

Fazliu, tash doktor në pension, rrëfen se bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë policin elitë të Kosovës.

“Kthimi në jetë me rregullat e reanimacionit që janë aktuale në gjithë botën, dy, maksimum tri herë, nuk ka logjikë për të bërë kthim në jetë… Në këtë rast tetë herë e kam reanimu, tetë herë e kam kthyer në jetë, herën e tetë e ka mbajtë më deri ka shku në Prishtinë, ekipa e kanë marrë e kanë dërgu për andej,” shtoi Fazliu.

Bashkë me të, ai thekson se punuan edhe shumë mjekë të tjerë.

“Edhe sot i falënderoj kolegët doktor Naser Jasharin, ortopedin Afrim Gucatin e të tjerë kolegë që mu kanë gjendur në ndihmë.”

Pas kthimit tetë herë në jetë, polici Enver Zymberi me helikopter të KFOR-it ishte transferuar në QKUK, mirëpo, brenda pak orësh ishte kumtuar lajmi i rëndë.

“Të gjithë kemi qenë shumë të pikëlluar, shumë të pikëlluar, por kemi qenë krenar se ai aksion nuk u bë për shaka,” u shpreh Fazliu.

Për punën e bërë, Fazliu me kolegë u nderuan më pas me mirënjohje nga Policia e Kosovës, fotografinë e reanimacionit, Fazliu vazhdon ta ruajë me kujdes në shtëpinë e tij./RTVD/Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori