Gustin, Mikel dhe Fran Duzhmani janë tre vëllezërit të cilët patën data të lindjes të ndryshme, por të përbashkët e kanë datën e vdekjes.
Më 27 prill serbët ata i morën në shtëpi, derisa nëna e tyre kishte shtruar sofrën për të ngrënë bukë.
Nëna e tyre e cila e ka peng se tre djemtë shkuan pa e ngrënë bukën që ua kishte gatuar pesë vjet nuk ka ditur për fatin e tyre. Pas pesë vitesh ata u gjendën në një varrezë masive dhe eshtrat e tyre tash prehen në fshatin Mejë të Gjakovës.
Në këtë fshat, i cili që nga 27 prilli i vitit 1999 ka hyrë në historinë më të re të shqiptarëve prehen eshtrat e 376 martirëve, myslimanë dhe të krishterë por të gjithë shqiptarë.
Nëna e vëllezërve Duzhmani, Roza kujton me lot në sy për ditën kur policia serbe ia rrëmbeu djemtë e saj dhe nuk ia ktheu më.
Dhimbja e saj thotë të jetë më e madhe se nuk arritën ta hanë bukën që ua kishte gatuar.
“Më datë 27 prill, na nuk kemi ditë asgjë, kemi qenë ka hamë, veç kur na kanë hyrë 7 a 8. Edhe tre djemtë m’i kanë marrë e na thanë mbas tri orësh i kthejmë. A ka ma vështirë oj motër, se me t’i marrë djemtë pa ngrënë e pa pirë. Nana po u dashke me jetu. I kam 8 nipa. Njëri ka qenë arsimtar. Ma zor nuk ka qysh me qenë”, thotë ajo mes lotësh.
Dhuzhmani rrëfen sa e vështirë ishte dita kur e morën lajmin për bijtë e tyre, të cilët ishin masakruar aq keq sa që kishte qenë shumë e vështirë edhe të identifikoheshin.
“Ka shku baba i vet me i marrë e ka mbetur edhe vet. ‘Çka paskan pas bë’ tha, ‘veç do eshtra tha ishin, veç mirë që po i njoh teshat’. Të voglin nuk e kishin pas prish se e kishin shti serbët në frigorifer e më pak ishte prishë”, rrëfen ajo.
Në Mejë pranë e pranë i kanë varret Bujar Shehu dhe Milan Marku, njëri mysliman e tjetri katolik
Meja është vendi i martirëve, familjarët e të cilëve kishin vendosur që t’i varrosnin së bashku më të dashurit e tyre në mënyrë që Kompleksi Memorial i Mejës të jetë pritë e përjetshme e pamposhtur për Serbinë.
Për të dëshmuar unitetin e shqiptarëve pavarësisht përkatësisë fetare dhe për të mos e ndarë nga shokët e rënë të birin e tyre Bujarin, familja Shehu nga Juniku, kishte vendosur që trupin e tij ta lenin të prehej në Mejë.
Kështu nëna e Bujarit, Gjylë Shehu, çdo vit vjen nga Juniku në Mejë të Gjakovës për të nderuar kujtimin për të birin e rënë në lulen e rinisë, pak pa i mbushur 18 vjet.
Ajo mes lotësh kujton ditën kur ushtria serbe ia mori të birin, për të cilin tregon se e kishin pritur për 6 muaj rresht me shpresën se do të kthehej.
Sado që mes pikëllimit të familjarëve për të rënët e më të dashurve të tyre ka dhe ndjenja krenarie për veprat madhështore të tyre, nëna Gjylë tregon se si i shoqi nuk kishte mundur t’i bënte ballë mërzisë, duke e lënë familjen 6 muaj pas varrosjes së të birit.
“Atë ditë, valla ma kiamet nuk ka. Qashtu më. Veç kur ma kanë marrë e di. U tmerruam të tërë. U nisëm për Gjakovë, na ndalën këtu në Mejë, prit se po dalin, nuk dolën. Kur u kthyem nuk e gjetëm. Pas 6 muajsh e varrosëm”, kujton ajo.
Megjithëse përvjetorët e rënies së dëshmorëve janë të përvitshme, për familjarët këto ditë mbesin plot emocion, ashtu sikurse të kishte ndodhur sot.
Të tillë e kujton atë ditë Marian Marku, vëllai i martirit Milan Marku, i cili thotë se megjithatë është fat që të rënët janë varrosur së bashku, duke mos u ndarë nga shokët e luftës, të krishterë e myslimanë.
“Njëjtë sikur atë ditë. Është e njëjta gjendje. Njerëz të vrarë pa kurrfarë faji, vetëm pse kanë qenë shqiptarë. Fati më i madh është se siç janë vrarë bashkë edhe janë varrosur, të krishterë e muhamedanë, se shqiptarët janë vrarë ndër shekuj, por nuk janë varrosur në një vend”, u shpreh ai.
Ushtria serbe nuk kishte zgjedhur mjet e as metodë për eliminimin dhe ekzekutimin e shqiptarëve, duke marrë peng e masakruar shumë të rinj, pleq, fëmijë e gra. Madje duke masakruar edhe familje.
Me çmim shumë të madh e kishte paguar lirinë edhe familja Prelaj, me 9 djem e burra të vrarë e të masakruar në luftën e fundit në Kosovë.
Ata ishin marrë peng mëngjesin e 27 prillit nga ushtria serbe, duke mos i kthyer më kurrë.
Pal Prelaj rrëfen se sa e vështirë ishte gjithë ajo periudhë pritjeje për fatin e më të dashurve të tyre, duke mos i gjetur trupat e tyre tek në vitin 2003.
“Në 99-ën, në mëngjes të asaj dite kanë hy forcat e Serbisë, policë e ushtarë serb, dhe kanë bërë masakra siç edhe po shihet. I kanë marrë djemtë, i kanë bashkuar, i kanë çu te pompa. Disa i kanë vra nëpër shtëpi e disa ku kanë mundur… Trupat e Sokolit dhe të tyre i kemi gjet kur kanë filluar kufomat me ardh, se i kanë varrosur këtu e i kanë zhvarrosur për t’i dërguar në Batanicë”, tregoi ai.
Sikur të mos mjaftonte kjo, familjet shqiptare ende përballen me barrën më të rëndë për më të dashurit e tyre, duke mos ditur ende për mbi 1600 të pagjetur.
Meja është vendi ku loti dhe pikëllimi bashkohen për të krijuar një qëndresë, pritën e pamposhtur për Serbi, me 376 martirë shqiptarë, myslimanë e të krishterë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë