Sadri Cakoni, një qytetar nga Thumana i cili humbi mbi 6 familjarë nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin, ka folur me gazetarin e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ferit Lika për dëshpërimin dhe dhimbjen e tij të madhe, nga humbja e anëtarëve të familjes.
“Përdorja lapsin për të numëruar të vdekurit, vetëm mua më ka bërë vaki. Unë quhem Sadri Cakoni, kam humbur në tërmet shumë njerëz, një familje e humba komplet, u shua u mbyll një familje”, ka pohuar ai.
Kliko KËTU për video.
“Nuk mbushem dot me frymë, atje humba motrën me dy djemtë. Me vajzë me nusen, më ka ngel një dhëndër e kanë nisur jashtë për në Itali, humba vëllain dhe vajzën e vëllait, nusja e vëllait është në spital. I hodha vëllait dy grushte dhe u largova për të çuar kufomën e nuses së nipit në Korçë, të Stelës. Kam udhëtuar gjithë natën për të futur nën dhe edhe katër të tjerë se ne jemi rreth miqësie dhe ishin dhe shtatë apo tetë arkmorte të tjerë kisha edhe kushërinjtë që ndërruan jetë. Ky tërmet na fundosi komplet, e çfarë e duam jetën. Familja ime është Cara dhe Cakoni”, ka thënë ai.
Cakoni ka thënë se ka parë tragjedi me sytë e tij.
“Shtëpia ka gratë brenda, njerëzit që po vijnë po na mbajnë pak me kurajo. Na kanë vizituar shumë edhe shqiptarë të Kosovës, janë vëllezërit tanë. Unë nuk jam i mësuar me të tilla tragjedira, jam i fundosur komplet. Mbrëmë na erdhën njerëz nga Maqedonia e Veriut. Unë fle përjashta, nuk futem brenda më, sa të kem jetën. Sa herë binte tërmet ata vinin këtu në këtë shtëpi, atë natë nuk kishin lëvizur, por në i gjetëm kufomat të veshur për të dalë, ishin përgatitur, për të dalë.Rri e mendoj them si jetoj kështu, ne e mbajmë veten të mpirë me ilaçe, unë kam parë tragjedi me sytë e mi, ishte tmerr. Kam shkuar vetë tek morgu. Unë këtu i kërkoj njerëzit e mi, më mungojnë shumë, më mungon shpirti, më mungon zemra”, ka thënë Cakoni.
Sadri Cakoni një mesazh e ka edhe për Elvis Naçin.
“Ai është burrë me logjikë, burrë me shpirt, ai po vendos dorën në zemër që këta fëmijë mos ti lejë në rrugë. Nga emisioni që e kam parë ai ka lidhje me Zotin , është i përlotur.”(BalkanWeb)
https://youtu.be/Iriqzu95cME
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje