LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i italianes që u përball me shqiptarin që rrahu babain në aeroplanin e linjës Tiranë – Romë

Rrëfimi i italianes që u përball me shqiptarin që rrahu babain në aeroplanin e linjës Tiranë – Romë

 Rreth 40 minuta frikë për pasagjerët e fluturimit të “Blue Express Panorama” të nisur nga Tirana në orën 16.45 për në Romë.

Sipas “La Repubblica” një pasagjer shqiptar rreth 30 vjeç, vetëm pak minuta nga nisja e aeroplanit ka nisur të bërtasë me zë të lartë ndaj pasagjerëve të tjerë dhe në një moment është kthyer nga babai i tij që ishte ulur pranë dhe ka nisur ta godasë atë pa pushim.

Kanë ndërhyrë disa pasagjerë të tjerë dhe personeli, të cilët i kanë kërkuar të qetësohet, por i riu ishte gjithnjë edhe më shumë i irrituar.


Duke parë aktet e dhunës ndaj të atit të moshuar dhe kërcënimet ndaj pasagjerëve të tjerë, “La Repubblica” shkruan se ka ndërhyrë, Simona Gori, drejtore e përgjithshme e kompanisë italiane “Consulcesi Group”, e cila ka arritur ta qetësojë për një moment duke e bërë që ai të flasë për problemet e tij.

Aeroplani bëri ulje të detyruar në Pescara, ku 30-vjeçari u arrestua, ndërsa babai i tij u dërgua në spital.

“Në fillim pata frikë sepse ai djali po kërcënonte pasagjerët duke u thënë se kishte një pistoletë. Ishte shumë i zemëruar. Bërtiste fort dhe qëllonte me grushte në fytyrë të atin që përpiqej ta qetësonte. Kuptova që kishte nevojë të fliste, sepse u kërkonte ndihmë grave italiane që ishin në fluturim”, rrëfen Simona Gori, që ishte ulur vetëm disa sedilje larg nga shqiptari.

“Thoshte se kishte një borxh prej 40 mijë eurosh dhe se i kishin marrë peng gruan. Vendosa të ndërhyj duke i thënë se si mund ta ndihmoja. I kërkova të më tregonte historinë e tij”, rrëfen menaxherja./Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Lajme
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti

Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij

Lajme
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Lajme
Kalo në kategori