Që një vit punon me ndërrime 12-orëshe, kujdeset për gati 20 pacientë me COVID-19 dhe e pranon se e ka të pamundur që t’i trajtojë të gjithë në mënyrën e duhur.
Mungesa e stafit shëndetësor po vazhdon të paraqesë probleme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.
Një infermiere (identiteti i të cilës është i njohur për redaksinë), më 6 shtator rrëfeu për punën e saj në pikun e pandemisë.
“Lodhje jashtëzakonisht e madhe. Të jesh motër që kujdesesh për 20 pacientë, kjo është diçka e tepërt. Të japësh terapi, të përcjellësh oksigjenin, temperaturën e shumë punë të tjera e kërkesa, të cilave duhet t’iu dalësh ballë”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.
Sipas saj, sfidat janë të shumta dhe në mungesë të stafit, kjo infermiere tregon se ka raste kur nuk mund t’u japë shërbimin e njëjtë të gjithë pacientë dhe me raste ata edhe mund ta pësojnë.
“Për shembull, një pacienti i rëndohet gjendja dhe mjeku thotë ‘shpejt t’i dërgohet gjaku për analiza në Emergjencë’. Ju duhet t’i lini të gjithë pacientët dhe terapitë e tyre përgjysmë dhe nuk mund ta refuzosh një urdhër të tillë”, tregon infermierja.
Po ashtu, në një klinikë të QKUK-së, ku trajtohen rreth 60 pacientë me COVID-19 janë vetëm tri bombola të vogla me oksigjen për pacientët dhe ata duhet t’i lëvizin këto bombola kur shkojnë, për shembull, në tualet apo për të kryer fotografime të ndryshme jashtë klinikës.
“Duhet që ta përcjellësh atë bombol oksigjeni dhe karrocën e pacientit. E ndërkohë ju jeni me pacientë të tjerë… por, duhet ta përcillni bombolën, karrocën – nuk ka shanse t’i bësh të gjitha sepse je vetë. Ne kemi vetëm tri bombola, të cilat duhet të shkosh t’i mbushësh, dhe të gjitha këto kanë punë. Ndodh që nuk arrijmë t’i shërbejmë të gjithë”, shpjegon ajo.
Vdekjet e pacientëve dhe ballafaqimi me familjarët e tyre nuk janë ngjarje të rralla në repartin ku punon kjo infermiere.
“Krahas punëve të tjera, infermierja që është në ndërrim duhet të merret vetë me kufomën, nëse ka qenë pozitiv (me koronavirus) janë procedura të veçanta, ku duhet të vendoset në thesin e caktuar, të plotësohen formularët me të dhënat e pacientit e gjëra të tjera”, thotë ajo.
“Kam pasur raste kur pacienti, siç tregojnë familjarët, asnjëherë nuk ka pasur probleme shëndetësore, por brenda një jave ka ndërruar jetë për shkak të problemeve me oksigjen. Rastet e tilla te ne ndikojnë shumë. Non-stop e kam përcjell rastin, veç vinte duke i rënë (niveli) i oksigjenit, pulsi dhe më pas ai vdiq. Aty (brenda repartit) ndiejmë dhimbje shumë të mëdha sepse ka shumë momente prekëse”, shton infermierja.
Pushimi brenda orarit të punës është pothuajse i pamundur për këtë infermiere.
“Nuk kemi kohë për pauzë, absolutisht. Më herët e kemi pasur kuzhinën e hapur, por që dy javë e kanë mbyllur kuzhinën. Darkën na e sjellin, por të ftohtë. Së pari, nuk kemi as ku të ulemi, e shfrytëzojmë kuzhinën e pacientëve kur është e hapur”, tregon ajo.
Kjo infermiere, që vetë ka qenë e infektuar me koronavirus, thotë se virusin e barti edhe tek anëtarët e familjes.
“Sivjet e kam marr edhe pushimin, por edhe atë pushim na e kanë ndërprerë, nuk kemi mundur që ta shfrytëzojmë”, tregon ajo.
Në sektorin publik, paga mujore e mjekut është rreth 600 euro në muaj, ndërsa infermierët për punën e tyre paguhen me rreth 400 euro.
Ministria e Shëndetësisë në Kosova më 6 shtator ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se kanë filluar angazhimin e stafit shtesë shëndetësorë që do të merren me menaxhimin e pandemisë dhe procesin e imunizimit.
“Në javën e kaluar 200 infermierë janë angazhuar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, 100 të tjerë janë duke nënshkruar kontratat sot (6 shtator), derisa 5,000 infermierë të tjerë pritet nga data 6 shtator të jenë gati për fillim të punës gjithashtu”, thuhet në një përgjigje të zyrës për informim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Më 18 gusht, Qeveria e Kosovës pati miratuar vendimin për rritjen e stafit shëndetësor.
Gjatë javës së kaluar, drejtorët e spitaleve të përgjithshme në disa komuna të Kosovës, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, patën deklaruar se kanë mungesë të stafit shëndetësor.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më 6 shtator, 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Dozën e parë, ndërkaq, e ka marrë 35 për qind e popullsisë.
Në shtatë ditët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 181 raste të vdekjes dhe 8,901 raste të reja me koronavirus./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët