LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi emocionues i 108‐vjeçares që i rriti 10 jetimë: “Natën, me mendu qysh kam jetu, ia nisi veç kaj”

Rrëfimi emocionues i 108‐vjeçares që i rriti 10 jetimë: “Natën, me mendu qysh kam jetu, ia nisi veç kaj”

 Xhezide Aliu, gruaja 108 vjeçare nga Ferizaj, në jetën e saj është përballur me shumë sfida. Përkundër vuajtjeve ajo edhe sot është shumë vitale.

Lokja Xhezide tregon se edhe pse ishte martuar si 15-vjeçare kishte kaluar mirë në familjen e burrit, sikur të ishte 25 vjeçare.

Thotë se në duart e saj u rritën dhe edukuan 10 jetëimë.


“10 jetima i kam pas në shpi. Tre vëllaznive [të burrit] u kanë vdekur gratë dhe i kanë lanë fëmijët jetima. Njani [kunat] pesë [jetimë], njani tre, njani dy. Ata fëmijë unë i kam rrit e i kam martu. Ju kam nxanë nuse, i kam çue çikat te burri”, tregon ajo, për ATV.

Tregon se edhe vetë ishte e re dhe kujdesej që të mos i lëndonte jetimat.

“Edhe sot më thërrasin nanë, krejt ata fëmijë”, tregon lokja Xhezide, transmeton Telegrafi.

Thotë se nuk ka probleme me shëndetin. Madje thotë se deri para një viti, ndjehej sikur të ishte 15 vjeçare.

“Kurrë te doktori nuk jam shku. Këmba po më dhemb kanihere… Nuk e kam ditë që jam plakë. Kam folë, kam ec”, tregon ajo.

Lokja Xhezide ka kujtuar edhe kohërat e vështira, kur nuk kishin ushqim të mjaftueshëm.

Thotë se bënin lankorin me hitha dhe petën e poshtme e ruanin për ta gatuar të nesërmen laknorin tjetër.

Lokja thotë se kur i mendon kohët e vështira nuk e zë gjumi natën.

“Kena hjek shumë… Natën me i çu mentë qysh kemi rrnu ia nisi kaj dhe s’më merr gjumi deri në sabah. Por s’guxoj me mëndu hiq”, rrëfen ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori