LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i burrit që i shpëtoi sulmit të aligatorit dhe gjithçka u filmua me dron: Më çau kafkën dhe nofullën

Rrëfimi i burrit që i shpëtoi sulmit të aligatorit dhe gjithçka u filmua me dron: Më çau kafkën dhe nofullën

Një burrë është lënduar rëndë kur u sulmua nga një aligator tri metra e gjysmë, sulm ky që u filmua me dron.

JC La Verde, 34-vjeç, ka thënë se koka dhe qafa për pak sa nuk i përfunduan në gojën e reptilit i cili e kafshoi, por që për fat arriti të mbrohet dhe t’i ikë, transmeton Telegrafi.

Në videon e filmuar nga ajri, shihen noti i aligatorit i cili i vjen nga kahja e kundër e liqenit Tonotosasa në afërsi të Tampa, Florida.


Kolegu i tij i cili në atë kohë po filmonte me dron për një video promovuese, ka kapur momentin rrëqethës.

“Nuk kam mundur ta shoh aligatorin. E kam goditur direkt me kokë”, tha J.

Ai këtë goditje e ka përshkruar sikur atë kur me kokë goditni murin.

“Më pas ndjeva lëkurën dhe dhëmbët, menjëherë e kuptova për çfarë bëhet fjalë, nuk kisha dilema për këtë”, shtoi ai.

“Më ka çarë kafkën dhe nofullën. Është mrekulli që i kam mbijetuar një sulmi të tillë. E dija disi se do të shpëtojë nga kjo situatë dhe për këtë duhej të reagoja”, tha ndër tjera i mbijetuari i sulmit të aligatorit.

“E dija se jam në gojën e tij dhe e kapa për dhëmbë, e me dorën tjetër ia kapa gjuhën”, kujton J momenti kritik gjatë një interviste dhënë për Sky News.

Ky 34-vjeçar thotë se videon e luftës me aligatorin e ka shikuar 40 herë, dhe më pas ka shpjeguar se pse mendon se aligatori e kishte lëshuar.

“Nuk kam qenë i dobët, e kam kapur për turinj. Isha i habitur, por ai sigurisht ka qenë më shumë se unë, e ndoshta edhe për shkak se gjithçka është zhvilluar shumë shpejtë”, theksoi i riu nga Florida.

Pasi arriti të largohet dhe me not të del nga uji, kalimtarët e rastit i dolën në ndihmë që menjëherë e dërguan në spital, dhe aty mjekët vendosën ta fusin në sallën e operacionit që zgjati për rreth gjashtë orë. /Telegrafi/