Rrëfimi i Berat Gjimshitit për vitin më të mirë në jetën e tij: Ndeshje të mëdha në Ligën e Kampionëve, përballje me gjigantët e futbollit, lindja djalit dhe suksesi i madh me Kombëtare shqiptare

Në futboll duhet të luftosh shumë, të mos dorëzohesh asnjëherë përkundër sa shumë rrëzohesh.
Berat Gjimshiti është shembulli më i mirë se si pas disa periudhave të vështira, ka arritur të ngritët përsëri dhe tani vlerësohet si mbrojtësi më i mirë shqiptarë, por edhe një nga më të vlerësuarit në Serie A.
Mbrojtësi shqiptar njihet për personalitetin e tij shumë të qetë, i edukuar, i disiplinuar dhe jashtëzakonisht punëtor i madh.
Mjafton ta mendojmë vitin 2016, kur iu bë një padrejtësi tejet e madhe nga Shqipëria, duke mos e marrë në Kampionatin Evropian, përkundër që ishte mbrojtësi më i mirë i kuqezinjve.
Dëshpërimi ishte i madh për atë padrejtësi, por dëshira për t’iu treguar se kanë gabuar ishte edhe më e madhe dhe vazhdoi, luftoi derisa sot është titullar i padiskutueshëm tek Kombëtarja e Shqipërisë.
Gjimshiti vlerësohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Serie A, teksa me Atalantën është titullar i padiskutueshëm, duke arritur suksese të mëdha me zikaltërtit.
27-vjeçari nuk do ta harrojë kurrë vitin 2020, pasi për të ka qenë viti më i mirë në jetën e tij. Në aspektin profesional arriti të luaj në nivelet më të larta çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa jashtë futbollit ka marrë dhuratën më të çmuar në jetë, është bërë baba i një djali që e kanë pagëzuar me emrin Lion.
Në një intervistë për Telegrafin, Gjimshiti ka folur për vitin 2020 që e kemi lënë tanimë më pas, Atalantën, Kombëtaren e Shqipërisë, ardhjen në jetë të të birit si dhe shumë gjëra të tjera.
Berat ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për ty? Gjimshiti: Po ishte viti më i mirë në jetë për mua, si në aspektin profesional ashtu edhe njerëzor. Një vit që nuk do ta harrojë kurrë.
Ndërkohë gjatë këtij viti keni marrë edhe dhuratën më të mirë në jetë, jeni bërë baba për herë të parë, pasi në jetë ka ardhur djali juaj Lioni? Gjimshiti: Kjo është arsyeja më e madhe që vitin 2020 e quaj vitin më të mirë në jetën time. Jam bërë baba dhe kjo është ndjenja më e bukur që mund t’i ndodh një njeriu.

Ëndërron që një ditë Lioni t’i ndjek hapat e tu, të bëhet futbollist? Gjimshiti: Po, është ëndërr e imja kjo që të bëhet futbollist, por nuk do t’i jap presion. Do të zgjedh vet se çfarë do të bëjë kur të rritet. Rëndësi ka vetëm që ta ketë shëndetin.
Kthehemi te Atalanta, keni pasur një vit shumë të ngarkuar me shumë ndeshje, por po e cilësoni si tejet pozitiv? Gjimshiti: Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, kemi luajtur futboll të bukur si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Ishte vit i vështirë, paska i çuditshëm me pandeminë që ka kapluar botën, por në aspektin sportiv i mirë për ne, edhe pse kemi mundur të bëjmë edhe më shumë. Gjithsesi ajo që na ka munguar më së shumti ishin tifozët pasi kemi bërë ndeshje të mëdha dhe ka qenë mëkat që nuk ishin tifozët të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Pas disa vështirësive, Shqipëria ka filluar të funksionojë shumë mirë? Gjimshiti: E vërtetë që kemi pasur vështirësi, pasi kanë ardhur lojtarë shumë të rinj dhe i është dashur kohë për tu adaptuar, por tani edhe ata janë pjekur dhe jemi duke funksionuar shumë mirë. Lojtarët me përvojë që jemi në Kombëtare dhe ata të rinj të talentuar po funksionojmë shumë mirë dhe kjo na ka pruar deri te suksesi.
A duhet të presim kualifikimin? Gjimshiti: Nuk është i lehtë, por thash se duhet të futemi të bashkuar në lojë dhe të japim maksimumin, pastaj shohim se çfarë do të ndodh.
Po te Atalanta? Gjimshiti: Kohën më të madhe te Atalanta e kaloj me Remo Freuler. Kemi ardhur për një dit në klub dhe njihemi prej vitesh pasi kemi luajtur së bashku edhe për Përfaqësuesen e Zvicrës U21.
Por ajo jo më e mira? Gjimshiti: Jo më e mira ndoshta ajo me Kombëtaren e Shqipërisë, kundër Izraelit. Jam ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 20-të.
Tani do ta keni kundërshtar në Ligën e Kampionëve, a do t’ia kërkoni fanellën pas ndeshjes? Gjimshiti: Qëllimi im është ta mposhti në fushë, ndërsa sa i përket fanellës nuk e di, nuk besoj se do t’ia kërkojë.

































































