Rrëfimi i aktorit të ri shqiptar Ernis Ibra, që do të luajë krah Burak Ozçivit: Si ia dola të bëhem pjesë e kinematografisë turke
Ka tash e sa muaj që kemi raportuar mbi aktorin e ri në Turqi, shqiptarin Ernis Ibra, i cili do të luajë në një projekt të madh filmik krahas Burak Ozçivit.
Ibra i cili aktualisht jeton dhe vepron në Turqi nuk është një emër krejtësisht i panjohur për njerëzit në vendlindjen e tij, pasi ai merret edhe me biznes. Pavarësisht angazhimeve në sferat e deri tanishme, dëshira e tij e madhe ka qenë gjithmonë që të merret me art.
Teksa është në realizim e sipër të kësaj ëndrre të madhe të tij, Ernis Ibra vjen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, për të na treguar më shumë mbi veten dhe mënyrën se si arriti të kyçej deri në kinematografinë turke.
Ernis, ju keni fituar një rol të madh filmik në kinematografinë turke. Na trego pak si erdhi deri te fitimi i këtij roli?
Së pari më lejoni që t’ju falënderoj për intervistën , kohën dhe përkrahjen tuaj! Po, e vërtetë që jam ftuar të jem pjesë e kinematografisë turke dhe jam shumë i lumtur për këtë. Unë jam një shqiptar që e dua vendin dhe popullin tim dhe ëndrra ime ka qenë që t’i bëj krenar ata me mua gjithmonë. Stambolli dhe Turqia gjithmonë kanë qenë shtepia ime e dytë, këtë ndoshta e krijojnë dhe traditat që pothuajse i kemi të njëjta me ta. Vendosa që jetesën ta bëj në Stamboll, në qytetin metropol të turizmit dhe një ndër më të bukurit në botë. Pasi fillova të krijoj miqësi në fushën e artit dhe duke e përcjell çdo skenar nga afër të tyre, duke punuar në këtë drejtim, aty lindi ideja që dhe unë të vazhdoj përpjekjen time të arrij aty ku ishin miqtë e mi të shumtë meqë ishte ëndërr e fëmijërisë për mua të jem aktor. Turqia ka ndikim të madh sa i përket krijimit të karrierës sepse përveç suksesit vendor njihesh edhe në mbarë botën, për shkak se kinematografinë turke tanimë e ndjek gjithë bota.
Ju do të merrni pjesë në të njëjtin projekt filmik me aktorin e madh Burak Ozçivit. Sa i lumtur je për këtë?
Jam shumë i lumtur sepse pikërisht Burak Özcivit ishte arsyeja kryesore që unë të jem pjesë e serialeve. Dua që edhe miqtë e tjerë artistë t’i falënderoj për përkrahjen dhe ndihmën e tyre që ma kanë bërë deri so, por mund të them që kryesori ishte Burak. Ishte model për mua si të punosh shumë që të bëhesh një artist që e do publiku dhe unë gjithmonë do ta ndjek rrugëtimin e tij në fushën e artit sepse është aktori më i mirë që kam njohur deri tani dhe jo vetëm unë por tani gjithë bota e njohin si artist të shkëlqyer.
Cili do të jetë më saktësisht roli juaj në këtë serial dhe kur pritet të fillojë?
Janë duke u zhvilluar disa seriale dhe janë në xhirimet e tyre, por për shkak të situatës që u krijua në mbarë botën ato janë shtyrë deri në një datë të pacaktuar. Pasi këto të fillojnë dhe perfundojnë skenarin e fundit sepse disa artistë të tjerë por edhe Burak ndërkohë janë në serielet e tyre të reja që po i zhvillojnë, do fillojmë me serialin e ri ta xhirojmë. Nuk kemi data të caktuara ende por shpresojmë dhe pritet që këtë vit të jemi të gatshëm të fillojmë xhirimet. Lokacionet janë të ndryshme brenda Turqisë por gjithmonë Stambolli është lokacioni kryesor. Rolet nuk janë ndarë ende, ato vendosen nga kompania filmike por sigurisht që unë si çdo aktor i ri synimi është të kemi rolin kryesor dhe të jemi qendra vëmendjes por duke pas parasysh që jam në mesin e artistëve të mëdhenj, më të famshëm dhe profesional, atëherë kam një rol dytësor.
Sa është e vështirë të depërtosh në një treg të huaj si ai në Turqi?
Është shume e veshtirë, duke e ditur tani që kinematografinë turke e shohin mbarë bota . Turqia është një superfuqi shtetërore në çdo nivel të saj, dhe një shtet me 85 milionë banorë që brenda saj ka talentë të shumtë dhe patjetër që është shumë e veshtirë, por unë kam punuar shumë në këtë drejtim dhe pavarësisht punës them që kisha fat. Së pari kisha fatin që t’i njoftoj artistët dhe të krijoj miqësi me ta pastaj dhe njerëzit që punonin me ta, ndërsa angazhimi dhe përkushtimi që kisha bëri që të ftohem për një serial të mundshëm.
Po nisni një rrugëtim të ri në aktrim por ju në fakt njiheni edhe si biznesmen. Na tregoni se me çfarë tjetër merreni jashtë artit?
Po , përveç këtyre dyjave që permendët unë në kohë të lirë merrem edhe me sport . Mendoj se çdo njeri ka një sport të preferuar dhe kalon kohën e lirë aty. Kur jemi te sporti atëherë unë merrem me basketbollin në kohën time të lirë, mbahem mirë edhe në sportet e tjera por kryesisht preferencat shkojnë për basketbollin.
Për ata që ende s’ju njohin. Kush është Ernisi? Ku jeni lindur, rritur e shkolluar?
Po, unë jam me origjinë nga Kosova, nga Peja . Pjesën më të madhe e kam kaluar në Evropë kryesisht në Munchen të Gjermanisë ku edhe jam rritur. Sa i përket shkollës jam i diplomuar dhe Master në Diplomaci (Shkenca Politike).
Si lindi dëshira për t’u marrë me aktrim?
Ëndrra ime gjithmonë ka qenë që unë të bëhem një aktor dhe kryesisht aktor në Turqi, duke e parë profesionalizmin e tyre dhe standartet që t’i jep Turqia kjo më ka tërhequr shumë. Pastaj gjithmonë kam dashur që të bëj diçka që vendi dhe populli im të krenohen me mua , e asgjë më e madhe nuk është sa të bëhesh një yll nderkombtar në fushën e artit dhe botës t’i tregosh që ne shqiptarët jemi një popull me talentë të shumtë dhe nje popull shumë i dashur e punëtorë.
Jeni takuar me shumë emra të njohur turq. Na trego pak si ka qenë raporti yt me ta. Keni krijuar afrimitet?
Po kam takuar shumë dhe kam krijuar miqësi me emrat më të njohur në Turqi qoftë në biznes, art ose politikë. Raportet kanë qenë gjithmonë të mira, vazhdojnë të jenë. Kemi afrimitet shumë dhe jo vetëm që i kam miq por ata qëndrojnë edhe si familje për mua.
Për fund, cili do të ishte mesazhi që do iu dërgonit të gjithë të rinjve shqiptarë, që ëndërrojnë të arrijnë një karrierë të suksesshme në aktrim?
Rinia e vendit tim që i dua dhe respektoj shumë, për shkak se kemi rininë më të mirë në botë, këtë nuk e them vetëm unë por e kam dëgjuar në çdo vend të botës ku unë kam vizituar. Mesazhi im per ta është që jo vetëm në aktrim por në çdo talent që posedojnë duhet ta ndjekin atë qëllim, të punoni shumë , të përkushtoheni dhe të angazhoheni sa më shumë për ta ndërtuar karrierën dhe plotësuar ëndrrën tuaj. Mos u terhiqni duke menduar se nuk do vlerësoheni, çdo gjë e ka kohën e saj, herët apo vonë do i arrini qëllimet tuaja. Jam i bindur që gjithë shqiptarët do të arrijnë shumë qoftë në nivel lokal apo ndërkombëtar sepse si popull jemi të qëndrueshëm në atë që e bëjmë dhe e themi. Kam shpresë që një ditë ata talentë të mrekullueshëm që kë Kosova e Shqiperia të lulëzojnë në fushën e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje