Site icon Telegrafi

Rrëfeu për dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshorti, Xhuli i del në mbrojtje Drenusha Latifit: Bravo për zërin dhe mesazhin që po shpërndan

Ish-Missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka tronditur së fundmi me një rrëfim të bërë për jetën personale.

Në një intervistë për Klan Kosovën, ajo tregoi për dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin së bashku.

Ajo mes tjerash zbuloi edhe disa fotografi, ku e dëshmon dhunën nga ish-partneri Atilla Kardesh.

Foto: Screenshot/Instagram

Për këtë ajo mori mbështetje të madhe në rrjete sociale, e së fundmi dhe nga modelja Xhuli Nura.

Lexo po ashtu Tronditëse: Drenusha Latifi zbulon fotografitë që dëshmojnë dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti

“Bravo zemër për zërin dhe mesazhin që po shpërndan”, kanë qenë fjalët e ish-banores së Big Brother VIP Kosova.

Artistja në ndërkohë zbuloi edhe detaje shokuese, teksa tha se e kishte rrahur edhe në prani të nënës së saj.

Ish-bashkëshorti nga ana tjetër po ashtu ka qenë i ftuar në Klan Kosova, ku e ka mohuar një gjë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version