LAJMI I FUNDIT:

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po refuzon për të dhënë dëshminë në Prokurorinë Speciale më 4 mars lidhur me rastin për rezervat shtetërore.

Avokati Visar Rrecaj thotë se kjo po ndodhë pasi kryeministri Kurti po bën një taktizim politik.

“Është taktizim politik ose një mospërputhje me emra të përveçëm të Prokurorisë. Kjo nuk do të duhej të ishte arsyeja, sepse nuk ka kuptim që një kryeministër të mos pajtohet me emra të përveçëm të Prokurorisë e mos të shkojë të dëshmojë për një rast, siç është rasti i vajit e i miellit. Do të duhej të shkonte me patjetër, por pas kësaj urdhërese besoj shumë që do të shkojë e s’do të ketë arsye e s’ka pasur për të mos shkuar”, tha ai në Tëvë1.


Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale
Lexo po ashtu Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Avokati thotë se kërkesa e Kurtit për ta intervistuar në zyre, juridikisht është e paqëndrueshme.

“Pretendimi se unë nuk po refuzoj, por eja dhe intervistomni në zyre. Kjo kërkesë është e paqëndrueshme. Kodi i Procedurës Penale e ka paraparë shprehimisht se kur Prokurori i Shtetit shkon e merr dëshminë e dëshmitarit në shtëpinë e tij, janë ato raste kur dëshmitari është në shtratin e vdekjes”, deklaroi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

Lajme
Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

Lajme
Arrestohet Dardan Molliqaj, PSD kërkon lirimin e tij

Arrestohet Dardan Molliqaj, PSD kërkon lirimin e tij

Lajme
Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Dështimi i seancës konstituive - nga LDK thonë se 20 deputetët e tyre ishin prezent në sallë, por LVV e bllokoi sërish

Dështimi i seancës konstituive - nga LDK thonë se 20 deputetët e tyre ishin prezent në sallë, por LVV e bllokoi sërish

Lajme
Haxhiu: Kemi votat për formimin e institucioneve, por duhen konsultime për zhbllokimin e Kuvendit

Haxhiu: Kemi votat për formimin e institucioneve, por duhen konsultime për zhbllokimin e Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori