LAJMI I FUNDIT:

Breshëri plumbash mbi zyrën e kryetarit të Leposaviqit

Breshëri plumbash mbi zyrën e kryetarit të Leposaviqit

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të ndërtesës për Punë Sociale, ku ndodhet zyra e kryetarit të komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, si dhe zyra e Partisë së serbëve të Kosovës, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma rreth orës 22:00 në Leposaviq, ku nga një makinë në lëvizje janë shtënë nga arma automatike mbi 20 plumba në dritaret e këtyre zyreve.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se prapa sulmit qëndron grupi kriminal i udhëhequr nga Millan Radojçiq.


Kryetari Jabllanoviq shfrytëzon këtë zyrë brenda ndërtesës për Punë Sociale që nga viti 2015, për shkak të punimeve që po zhvillohen në renovimin e komunës në këtë qytet.

Ndryshe, Jabllanoviq ishte penguar para disa ditësh nga disa persona që të hyjë në zyrën e tij brenda kësaj ndërtese, me arsyetimin se ka uzurpuar këto hapësira dhe po i pengon punëtorët këtu. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori