Gjykata Themelore në Prizren më 16 janar ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Ilir Haxhiaj, i cili u dënua me 15 vjet burgim pasi më 31 maj të vitit 2019 e kishte rrahur për vdekje bashkëshorten e tij, viktimën Hatije Dina.
Më 3 shkurt të 2021-së, i akuzuari ishte dënuar me masën e njëjtë, por pas ankesave, rasti ishte kthyer nga Gjykata Supreme në atë Themelore.
Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se si kishte ndodhur rasti, ku viktima Dina u rrah për vdekje.
“Më 31 maj 2019, rreth orës 17:30 min. duke drejtuar veturën e tipit ‘………’, me ngjyrë hiri me një targë përpara ……… në rr. ‘Gusia’, në dalje të fshatit Samadrexhë, në rrugën ‘Avni Hodaj’, rreth 400 metra larg rrugës kryesore Suharekë-Rahovec, ku ishte me bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H.D., të ulur mbrapa karriges së vozitësit, me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme janë fjalosur, e pastaj e ka ndal automjetin në anën e djathtë të rrugës në drejtim të lëvizjes, të njëjtën me forcë e nxjerr jashtë…
Kur dalin jashtë në anën e djathtë të veturës, atëherë fillon ta sulmoj fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit dhe kur tani e ndjera është rrëzuar në asfalt të rrugës, ia kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, ku për rrjedhojë pëson thyerje të kockës zverkore, gjakderdhje masive në cipat e buta trunore, në indin trunor dhe në vertikuj, të cilat dëmtime kanë shkaktuar trauma të shumëfishta në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, lëndime këto të konstatuara në raportin e autopsisë nga Dr.F.B., ekspert mjeko-ligjor nga të cilat lëndime më vonë ajo vdes, në QKUK në Prishtinë më datën 15.06.2019”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
E Ilir Haxhiajt më 16 janar 2023 iu shpall aktgjykimi dënues, me 15 vjet burgim.
Por Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Kosovë kanë reaguar pas këtij dënimi, duke e quajtur të padrejtë, i cili normalizon dhunën dhe vrasjen e grave në Kosovë.
RrGK reagon për rastin e Haxhiajt: Edhe një dënim i padrejtë!
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar për siç thonë neglizhim institucional, mos kualifikim i veprës dhe mos shqiptimin e dënimit meritor, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës Neni 173.
“Dënimi me 15 vite burgim për vrasjen dhe shqiptimi i veprës në ‘lëndim i lehtë trupor’, e normalizon dhunën dhe vrasjen e grave që ndodh vazhdimisht.
Gratë jetojnë në ambiente kërcënuese dhe viktimat e dhunës mbesin pa rrugëdalje nga dhuna e përsëritur.
Punësimi i grave si dhe trashëgimi i pronës mbesin ndër më të ulëtat në Ballkan dhe patjetër që kjo i mban gratë të lidhura në ambiente abuzuese. Vlerësimet e rrezikshmërisë nga ana e zyrtarëve policorë janë të dobëta si dhe kualifikimi i veprave nga ana e prokurorëve bëhet me qëllim që veprat e dhunës të zbuten dhe të ndalen hetimet”, thuhet në reagim.
RrGK thekson se Qendrat për Punë Sociale dështojnë në mbrojtje të rasteve të ndjeshme dhe në ofrim të shërbimeve të rasteve të raportuara në Policinë e Kosovës dhe dënimet nga gjykata vazhdojnë të jenë të ulëta.
“Moskualifikimi i duhur i veprave penale nga prokuroria dërgon gjyqtarët në dënime të ulëta dhe në mos zbatim të legjislacionit vendor që ne kemi. Kodi Penal i Republikës së Kosovës Neni 173 ‘Vrasja e rëndë’ kërkon që dhunuesi të dënohet nga dhjetë (10) deri në burgim të përjetshëm kur personi privon nga jeta anëtarin e familjes. Andaj, përmes këtij reagimi kërkojmë që vepra të kthehet në rikualifikim nga ‘lëndim i rëndë trupor’ në ‘vdekje e rëndë’ dhe pas rikualifikimit të shpallet dënimi nga Gjykata”, thuhet ndër të tjera.
Sipas RrGK-së hallka e dështimit institucional tregon se vrasja e grave na vjen si pasojë e dështimit institucional, social e kolektiv, në trajtimin e dhunës me bazë gjinore.
Institucionet dështojnë në trajtim të rasteve të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës në familje, ndërsa RrGK kërkon nga Ministria e Drejtësisë rishikim sistematik të të gjitha rasteve të dhunës me fatalitet.
Për rastin kanë reaguar edhe YIHR, të cilët theksojnë se e kanë pritur me shqetësim vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Prizren në rastin e vrasjes së Hatije Dinës nga bashkëshorti i saj, rast i cili ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme e Kosovës.
“Dënimi skandaloz me 15 vite burgim për vrasje dhe cilësimi i veprës si ‘lëndim i rëndë trupor’, e legjitimon dhunën dhe vrasjen e grave dhe ndikon negativisht në besimin e viktimave për raportim të rasteve të dhunës, si dhe në besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë në përgjithësi”, thuhet në reagimin e YIHR-së.
Kjo organizatë u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet dhe në përputhje me ligjin të gjithat rastet e vrasjes së grave dhe të shqiptojnë dënime meritore që do të shërbenin edhe si preventivë e rasteve të tjera të dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore.
Gjithashtu, i bëjnë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të analizojë këtë rast dhe të funksionalizojë mekanizmat e tij në lidhje me rastet ku gjyqtarët nuk ushtrojnë detyrën e tyre përkitazi me legjislacionin në fuqi si dhe të ndërmarrë te gjitha veprimet e duhura drejt dënimit meritorë të krimeve të tilla. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!