Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, në emisionin “Debat Plus”, ku po debatohet për ligjet problematike siç është projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizues të Asistuar dhe Projekt-kodin Civil.
Rrahmani, ka treguar se pse është kundër projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizuaes.
“Një njërën prej neneve thuhet se fertilizimi i asistuar mjekësor është e drejtë edhe e gruas së pamartuar. E dyta, thotë se të drejtën e kanë edhe gratë e pamartuara mbi moshën 18 vjeç dhe pika e tretë e cila është shumë problematike thotë se çdo burrë mbi moshën 23 vjeç ka të drejtë të sterilizimit pa lejen e komisionin shëndetësor. Këto tri pika janë që ne i kemi kundërshtuar si deputetë”, ka thënë Rrahmani.
Ai bëri me dije se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë t’i largojë nenet me të cilat nuk pajtohen.
Me tej deputeti i LVV-së ka thënë se është kundër projektligjit pasi ka rrezik të incestit në të ardhmen.
“Ajo për çfarë unë mendoj janë të dëmshme dhe nuk i kontribuojnë shoqërisë është se për shkak se kemi pa procese të tilla që kanë prish familjen dhe kanë qenë të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi. Me këtë ligj të ri që po provohet të kalohet iu mundësohet një vajze 18 vjeçare përmes një donacione që nuk dihet as kush është dhe as nga vjen. Përmes spermatozoidit të atij donatori një vajzë 18 vjeç të kryej procesin e fertilizmit dhe të lindë fëmijën, të cilit i pamundësohet edhe ligjërisht ta njohë kush është baba apo prindi”.
“Kjo ndikon që në të ardhmen të kemi inceste, pasi ne jemi një vend shumë i vogël. Edhe natyrisht një fëmijë i lindur në këtë mënyrë, dhuruesi nëse ka qenë prej Kosovës mund të ketë familjen me gruan dhe që ka fëmije të tjerë dhe këta dy mund të takohet dhe të martohen. Zakonisht dhuruesit janë të njëjtë dhe kemi raste në Holandë, që kanë lind mbi 400 fëmijë prej një dhuruesi, nëse ndodhë kjo në Kosovë, atëherë detyrimisht i dërgojmë drejt incestit”, ka shtuar Rrahmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë