Amir Rrahmani ka arritur të shënoi gol në ndeshjen ndaj Rijekës të humbur nga skuadra e tij RNK Split 1:2.
Por mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka qenë mjaftë i mirë edhe në fazën defensive.

Edhe pse skuadra e tij humbi me rezultat minimal nga ekipi që lufton për titull Rijeka, Rrahmani është zgjedhur në fund lojtari i ndeshjes.


Ai ka marrë notën shtatë në këtë takim për golin e shënuar dhe për paraqitjen në fushë.

Kujtojmë që në sfidën mes RNK Splitit dhe Rijekës, përpos Rrahmanit për mysafirët shënoi gol edhe Bekim Balaj. /Telegrafi/

telegrafi sport app