Rrahje mes pesë personave në Prishtinë

Pesë persona janë shoqëruar në polici, pasi një përleshje mes veti. Rasti ka ndodhur në rrugën "Fehmi Agani" në Prishtinë.
"Janë shoqëruar në stacionin policor pesë persona meshkuj K-Shqiptarë, tre punëtor të sigurimit të lokalit dhe dy klient, pasi që ishin rrahur në mes vete. Dy persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa tre të tjerë në cilësinë e viktimave", thuhet në raportin e policisë.
Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































