Rrahje mes pesë personave në Graçanicë – arrestohen dy prej tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Graçanicë ka ndodhur një përleshje fizike në të cilën kanë qenë të përfshirë pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë.
Sipas policisë të njëjtit kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ku si pasojë njëri nga personat ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë informuar autoritetet kompetente ku dy prej të dyshuarve të përfshirë në rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































