LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes dy serbëve në Leposaviq dhe thyerje xhamash në një pompë derivatesh në Zveçan

Rrahje mes dy serbëve në Leposaviq dhe thyerje xhamash në një pompë derivatesh në Zveçan
Foto: Ilustrim

Një person (kombësia serbe) është arrestuar nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një shtetas të Serbisë, ndërsa një tjetër është arrestuar pasi i ka thyer xhamin e lokalit (pompë derivatesh) një serbi në Zveçan. 

Në rastin e parë, sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:15 në fshatin Leshak të Leposaviqit.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb kosovar, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Serbisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në rastin e dytë bëhet e ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Zveçan 19.01.2024 – 09:00. Është shoqëruar i dyshuari mashkull serb kosovar, i ka  thyer xhamin e lokalit (pompë derivatesh) ankuesit mashkull serb kosovar. Me vendim prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori