Rrahje mes dy serbëve në Graçanicë, përdoret edhe çekani

Dy persona të komunitetit serb në rrugën “Tomislav Sekuliq” në Graçanicë janë rrahur mes vete, ku ishin përdorur mjete si: shkopinj dhe një çekan.
Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe i është dhënë tretmani mjekësor, ndërsa njëri i dyshuar, me urdhër të prokurorit, dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































