Dy persona janë arrestuar (njëri i mitur), pasi që ditë më parë kanë sulmuar fizikisht një të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 14.02.2025, në Prishtinë.


Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që ditë më parë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur është liruar, ndërsa i dyshuari tjetri është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/