Prezantuesja, Roza Lati, gjithnjë sigurohet që të tërheqë vëmendjen.

Një prej prezentueseve atraktive të skenës televizive shqiptare, Roza Lati, feston ditëlindjen.


Dhe, ajo nuk ka hezituar që edhe për ditëlindjen e saj të rrëmbejë vëmendjen për vete.

Në momentet e para të ditëlindjes, Roza publikoi një video atraktive ku shihet e mbuluar në petale trëndafili.

"Gëzuar dëtëlindjen Roza", u shpreh vet Roza në videon e saj.

Prezantuesja kohë më parë hodhi poshtë të gjitha dyshimet për statusin e saj duke zbuluar të dashurin.

Ajo nuk ka hezituar edhe të shkëmbejë puthje me artistë në studio televizive, siç ishte rasti i Feros. /Telegrafi/