Sonte, më 18 tetor, nisi aventura e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Një spektakël që do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve dhe do të bëhet pjesë e çdo bisede.


Banorja e parë e këtij edicioni është këngëtarja e njohur Rovena Stefa.

rovena

Ajo premtoi se do të sjellë debate dhe shumë diskutime gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Rovena ka deklaruar se hyn në Big Brother si beqare, duke e rritur akoma më shumë interesin për aventurat e saj brenda shtëpisë.

Ajo bëri një hyrje brenda në shtëpi, duke e kënduar hitin e saj “Dasma”.

Të gjithë po presin me padurim se si do të zhvillohet dinamika mes banorëve dhe çfarë surprizash do të sjellë ky edicion i ri. /Telegrafi/