Ronela Hajati publikon këngën e re "Lage"

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.
"Lage" mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit RnB.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Ronela, gjersa producent i këngës është Marko Polo.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft atraktiv, në të cilin këngëtarja vjen me një performancë tërheqëse.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni kosovar, Imagine Films.
"Lage" vjen pas suksesit që Ronela pati me dy bashkëpunimet e saj më të fundit me rap-artistin nga Kosova, Don Phenom. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































