LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo pranoi ulje të konsiderueshme të pagës për t’u kthyer te Man Utd

Ronaldo pranoi ulje të konsiderueshme të pagës për t’u kthyer te Man Utd

Cristiano Ronaldo thuhet se do të marrë një ulje të madhe të pagës së tij pas bashkimit me Manchester Unitedin, për dallim me pagën e lartë që kishte te Juventusi.

Ronaldo befasoi të gjithë para disa ditësh kur konfirmoi dëshirën për t’u larguar nga Juventusi dhe u transferua befasisht te ish-klubi i tij, Manchester United.

Manchester City dhe Paris Saint-Germain shiheshin si klubet favorite për ta nënshkruar yllin portugez, por Ronaldo thuhet se ‘dëgjoi zemrën’.


Telefonata që ndryshoi gjithçka – Ferguson e bindi Ronaldon që të mos e pranojë Manchester Cityn dhe të kthehej në shtëpi
Lexo po ashtu Telefonata që ndryshoi gjithçka – Ferguson e bindi Ronaldon që të mos e pranojë Manchester Cityn dhe të kthehej në shtëpi

Sulmuesi portugez thuhet se ka pranuar një ulje prej rreth gjashtë milionë eurosh vetëm dhe vetëm për t’u rikthyer në Old Trafford.

Sipas mediumit Daily Mail, Ronaldo do të fitojë 385 mijë funte apo 450 mijë euro në javë, që i bie 20 milionë funte apo 24 milionë euro në vit te Unitedi.

Megjithatë, kjo është dukshëm më e ulet sesa 500 mijë funte apo 580 mijë euro, të përkthyera në 31 milionë euro në vit te Juventusi.

Edhe pse Ronaldo bëhet lojtari më i paguar i Unitedit para David de Gea, një burim i përfshirë në transferim konfirmoi uljen e pagës.

Ronaldo bëhet futbollisti i pestë më i paguar në botë pas kalimit te Man Utd - Messi i prinë listës, Lewandovski i dhjeti
Lexo po ashtu Ronaldo bëhet futbollisti i pestë më i paguar në botë pas kalimit te Man Utd - Messi i prinë listës, Lewandovski i dhjeti

“Paga e tij është me më e ulët se sa ishte në Juventus”, ka thënë ai burim.

United është ende në pritje për të konfirmuar zyrtarisht transferimin e Ronaldos, pavarësisht se të premten njoftuan se kishin arritur marrëveshje.

Ronaldo pritet të ketë testet mjekësore në Lisbonë dhe debutimi i tij i dytë mund të vijë kundër Newcastle më 11 shtator, pas ndeshjeve ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori